-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Dollapat në shkolla dëmtohen kohë pas kohe

Më të lexuarat

Vendosja e dollapave nëpër shkolla bëri që nxënësve t`u lehtësohet bartja e librave nga shtëpia për në shkollë.
Por, ato po dëmtohen kohë pas kohë.

Valbona Kastrati, drejtoresha e shkollës fillore “Meto Bajraktari”, është shprehur se dollapat dëmtohen por jo në masë të madhe.
“Meqë dollapat janë për përdorimin e nxënësve të nivelit të ulët mësimor, ato dëmtohen por jo me dëmtime të mëdha, sepse ato dëmtime që bëhen rregullohen nga shtëpiaku”, ka thënë Kastrati.

“Shkak i këtyre dëmtimeve janë edhe moskujdesja nga nxënësit e klasave më të larta, të cilët nga kurioziteti i hapin dhe i mbyllin ato pa kujdes”, ka shtuar ajo.
Drejtoresha e arsimit, Arbërie Nagavci, ka thënë se janë kompanitë ato që kujdesen për mirëmbajtjen e tyre.

“Ne jemi në kontakte të vazhdueshme me shkollat dhe kompanitë të cilat I mirëmbajnë dollapat. Nëse ato kanë ndonjë dëmtim, atëherë përgjegjësinë e merr kompania”, ka thënë Nagavci për Indeksonline.
Ndërsa, lidhur me pyetjen drejtuar drejtoreshës së shkollës fillore “Meto Bajraktari” për inspektimin e drejtorisë së arsimit për dollapat në shkolla, ka thënë se inspektorët vijnë disa herë dhe e kontrollojnë gjendjen e dollapave në shkollë.kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit