-0.3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Doli fytyra e vërtetë e Albin Kurtit

Më të lexuarat

Në konferencen “Albanian Neighborhood” te mbajtur me 9 korrik 2012, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kuri, në fjalimin e tij duke folur për Bashkimin Kombëtar, shpalosi edhe bindjet e tija ateiste dhe komuniste.

Ai ndër të tjera tha:

“Shqiptaria si fe e shqipëtarëve”, 
“Shtetet shqiptare duhet të jenë kish dhe xhami për shqiptarinë”…

Albin Kurti e perdorë nacionalizmin si armë kunder Islamit. Dhe siç tregon vet në fjalimin e tij, ky e nxit Ali Ahmetin që me nacionalizem të zhduki Islamin në Maqedoni. Ai thotë:

“Mbrëmë, derisa bisedoja me z. Ali Ahmeti, i theksova tri gjëra të nevojshme për shqiptarët jashtë Shqipërisë e Kosovës dhe subjektet e tyre politike: 1) Të jenë radikalë brenda institucioneve, por edhe të bëjnë aktivitete jashtinstitucionale të padhunshme; 2) Kombi si formacion socio-historik modern duhet të forcohet sepse ai është, përveçse vlerë, edhe armë e fuqishme që na ka emancipuar edhe kundrejt feudalizmit, edhe kundrejt religjionit”.

Ky me këtë bindje të tillë delë të jetë i pa fe, pa identitet fetar, ndërsa muslimanët ende e pasojnë këtë njeri ?
Kjo është edhe një argument tjetër për ata të cilët e pasojnë dhe që votuan për të, ngase ky përveç që ka bindje ateiste-komuniste, ky dëshironë që mbi frymën e patriotizmit të marr pushtetin demokratikë, 

Mos të harrojmë se me datë 29 Gusht 2011, kur në Parlamentin e Republikës së Kosovës po mbahej senca e rregullt, dhe ku diskutohej për amandamentet të cilat përcaktojnë lejimin e bartjes së shamisë në shkollat publike dhe për futjen e edukates fetare në shkollat publike, Lëvizja VETËVENDOSJE leshon sallen, gjë që nënkupton se ata nuk deshen të bëhen pjesë e akuzave të muslimanve, ngase po të ishin në sallë ata detyrimisht do të votonin kunder. Pra, edhe nga kjo situat Lëvizja Vetëvendosje u mundua të përfitojë poena politik.

 

Pra, ky është ai cili publikon haptas bindjen e tijë ateiste-komuniste, ndërsa ty si besimtarë, çfarë të lidhë me të ?!


fjalimin e plotë mund ta gjeni këtu:


 

Autor: Gen Kelmendi


Opinioni i autorit paraqet qendrimet e tij personale, qe nuk do te thote qe jane qendrime te redaksise kohaislame.com

[iframe width=”560″ height=”315″ src=”http://www.youtube.com/embed/FAWt-uxkfFM” frameborder=”0″ allowfullscreen]
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit