1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Dokumenti zyrtar i marrëveshjeve për telekomin dhe energjinë

Më të lexuarat

RTK sjell dokumentin zyrtar të marrëveshjeve për telekomin dhe energjinë, në të cilin mbrëmë në Bruksel i vunë inicialet kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ai serb, Ivica Daçiq dhe Baronesha Catherine Ashton.Në marrëveshjen për telekomin në dokument thuhet:

– Në kontestin e dialogut të lehtësuar nga BE-ja, të dyja palët janë pajtuar që Kosovës t`i ndahet një kod telefonik treshifror nga ITU-ja, në përputhje me standardet, parimet dhe afatet kohore të ITU-së. Të dyja palët u pajtuan se brenda tre muajve në lidhje me këtë proces duhet të gjendet një modalitet i pranuar reciprokisht me lehtësimin e BE-së sipas nevojës.
Qëllimi është që periudha e `migrimit` në lidhje me kodin telefonik duhet të përfundojë deri në janar të 2015-s. (Pas kësaj date, ky kod telefonik do të përdoret nga të gjithë operatorët në Kosovë). Operatorët nga të dyja palët do t`i ulin tarifat në bazë të çmimeve aktuale.
– Rregullatorët e palëve do të pajtohen për marrëveshje teknike për harmonizimin e përdorimit të spektrit për GSM-në dhe sinjaleve televizive, duke përfshirë transmetimet digjitale tokësore, me qëllim të sigurimit të ofrimit të shërbimeve të papenguara reciprokisht të bazuara në parimet e ITU-së dhe shmangien e interferencave të dëmshme ndërmjet shërbimeve. Secila palë zotohet të mos e mbulojë kufirin administrativ të palës tjetër në mënyrë të qëllimshme.
Ndër të tjera, në marrëveshjen për telekomin thuhet se:
– Do të formohet një grup për implementimin, me lehtësimin e BE-së sipas nevojës, në mënyrë që të hartohet një plan i plotë veprimi për zbatimin e marrëveshjes. Pasi marrëveshja e mësipërme të ketë hyrë në fuqi, grupi për zbatim mund të diskutojë me kërkesë të ndonjërës palë, çfarëdo çështje tjetër që mund të lidhet me këtë marrëveshje. Procesi i zbatimit të plotë do të fillojë pas pranimit me shkrim të planit të veprimit.
Ndërsa te marrëveshja për energjinë, palët janë pajtuar si në vijim:
– Të dyja palët e konfirmojnë zotimin e tyre për t`i përmbushur të gjitha detyrimet sipas Traktatit të Komunitetit për Energjinë dhe për zbatimin e legjislacionit të BE-së për energjinë. Këto aranzhime janë në përputhje të plotë me të dyja këto ligje.
KOSTT-i dhe EMS-i do të nënshkruajnë një marrëveshje dypalëshe të operimit brenda 3 muajve, duke vendosur dhe rregulluar marrëdhëniet e ndërsjella si dy operatorë të sistemit të transmisionit. Si rrjedhojë, marrëveshja e mëhershme e përkohshme mbi shkëmbimin e energjisë dhe marrëveshja e përkohshme teknike do të shfuqizohen.
– KOST-i do të bëjë rilidhjen e nënstacionit 110 Kv të Vallaqit. Operatorët e këtij nënstacioni do t`i respektojnë instruksionet nga qendra shpërndarëse e Kosovës.
Do të formohet një grup implementues, në mënyrë që të hartohet një plan i plotë veprimi për zbatimin e marrëveshjes së ardhshme. Procesi i plotë i implementimit do të fillojë pas pranimit me shkrim të planit të veprimit. /Ind/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit