2.5 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Doktorët e ORL-së këshillojnë: Si të ndihmohet kur dhemb veshi?

Më të lexuarat

Problem i madh në moshën e fëmijërisë krijon bajamja e tretë, e cila për shkak të pozitës së vet specifike në kokë, çon deri te frymëmarrja e vështirësuar me hundë

Krijimi i sekrecionit të madh të cilin fëmija ose nuk dinë ose nuk mund ta nxjerrin jashtë, çon deri te përhapja e infeksionit në veshin e mesëm dhe në krijimin e sekrecionit në të.

Si pasojë, në fazat akute fëmija ankohet në dhembjen e veshit, ndërkaq pas kalimit të fazës akute dhe shërimit të inflamacionit të veshit, gjithmonë mbetet një sasi e konsiderueshme e sekrecionit në të.

Prania e sekrecionit në veshin e mesëm për pasojë ka dëgjim të dobësuar, por edhe mundësi të përsëritjes së inflamacionit akut.

Prania për një kohë të gjatë e sekrecionit i krijon fëmijës probleme me otitin kronik sekrecional, i cili jo rrallë patjetër duhet të shërohet me intervenim kirurgjikal, duke vendosur gyp të vogël ventilimi.

Fëmijët më të rritur dhe pacientët e rritur kanë lloj tjetër të problemeve dhe ato janë inflamacioni i mukozës së hundës dhe i sinuseve i cili, nëse nuk shërohet ose shërohet në mënyrë joadekuate, mund të kalojë në sëmundje kronike.

Shkaqet më të shpeshta të vizitave te mjekët e praktikës së përgjithshme janë vështirësitë që kanë të bëjnë me hundën dhe sinuset.

Fillimisht, në shumicën e rasteve fjala është për infeksione virusale, andaj përdorimi i antibiotikëve është plotësisht i gabueshëm.

Dhënia e paarsyeshme dhe jokritike e antibiotikëve çon deri te problemi i rezistencës së baktereve,i cili është gjithnjë e më i shprehur në gjithë botën.

Në esencën e gjithë këtyre problemeve është krijimi i sekrecionit. Prandaj, qëllimi primar i çdo terapie është zbërthimi dhe eliminimi i tyre.

Preparati ideal i cili zgjidh problemet e tilla duhet të jetë natyral, efikas, i sigurt dhe i thjeshtë për t’u përdorur. Prandaj, së paku 3 – 4 javë përdorimi i propolisit natyral, paraqet zgjedhje të shkëlqyeshme.

Aftësia e tij në zbërthimin e sekretit dhe në veprimin kundër mikrobeve rekomandohet si te fëmijët ashtu edhe te pacientët e rritur. /tg

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit