-3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Doktor Oz rekomandon hapjen e kuzhinës së Anadollit

Më të lexuarat

“Në kuzhinën e Anadollit mëlmesat përdoren shpesh. Kjo tregon se ushqimet nga Anadolli janë të shëndetshme. Ato përmbajnë pak kalori, pothuaj se aspak dhe janë shumë të shijshme”, tha dr. Mehmet Oz

 

GAZIANTEP (AA) – Kerem Kocalar

Kirurgu turk Mehmet Oz, i cili jeton në SHBA, për ushqim të shëndetshëm rekomandon ushqimet nga Anadolli. Oz pas drekës në Gaziantep të Turqisë, të njohur për delikatesat gastronomike me dekada, për Anadolu Agency (AA) foli për ushqimin e shëndetshëm.

Ai konsideron se mëlmesat që përdoren në ushqimet në zonat e Anadollit kanë një ndikim të madh në shëndetin e njeriut.

“Shumë është e shëndetshme të përdorim mëlmesat në mish, po ashtu ushqimet që përmbajnë mëlmesa janë shumë të shëndetshme. Ushqimet që kanë ngrënë të parët tanë ishin shumë të shëndetshme. Këtu një vend të rëndësishëm kanë mëlmesat. Në kuzhinën e Anadollit mëlmesat përdoren shpesh. Kjo tregon se ushqimet nga Anadolli janë të shëndetshme. Ato përmbajnë pak kalori, pothuajse aspak dhe janë shumë të shijshme”, sqaron dr. Mehmet Oz.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit