4.8 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Doktor Hashimi

Më të lexuarat

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi mori sot titullin Doktor Nderi i Marrëdhënieve Ndërkombëtare nga “Geneva School pf Diplomacy and International Affairs” .

Shkolla e Gjenevës për Diplomaci dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Instituti Universitar i Gjenevës ia ndanë këtë titull me këtë motivacion: Në shenjë të liredshipit të tij të çmuar në luftë dhe në paqe; Për trimërinë e tij në rezistencë si ushtar i lirisë; Për menaxhimin e tij briliant të marrëveshjes së Ahtisaarit; Për vizionin dhe udhëheqjen e tij drejt pavarësisë për shtetin e Kosovës; Për politikën e tij të suksesshme dhe zhvillimin ekonomik; Si kryeministër i Republikës së Kosovës; Për përpjekjet e tij për paqe dhe prosperitet për të gjitha komunitetet; Për zotimin e tij për të vërtetën, drejtësinë, pajtimin dhe të drejtat e njeriut për të gjithë; Prandaj, si një udhëheqës shtetëror, në shenjë respekti për kontributin e tij historik dhe kombëtar, rajonal dhe në shërbim të paqes në kontinentin tonë, konfirmohet pranueshmëria e tij për Gradën Universitare, transmeton express.

Në fjalën e tij, Kryeministri u shpreh i lumtur me titullin e dhënë dhe me mundësinë që të jetë pranë studentëve që diplomuan sot në këtë universitet.

“Sot para jush e pranoj një titull prestigjioz, që më dhurohet nga vendi i cili në rininë time të hershme ma dhuroi lirinë për t’i shpëtuar shtypjes dhe për të luftuar për liri. Si Kryeministër i Republikës së Kosovës, e ritheksoj para jush se lufta e dikurshme për lirinë e popullit tim tashmë është zëvendësuar me betejën për lirinë e çdo qytetari – me përpjekjet për pajtim mes kombeve dhe ardhmëri për fëmijët tanë”, ka thënë Thaçi.

“Sot, është kjo luftë për t’i gjetur dhe theksuar arsyet që na bëjnë të jetojmë bashkërisht, në tolerancë dhe mirëqenie. Në Europën e ëndrrave tona. Është një luftë, për paqe. Unë ju përgëzoj për diplomimin tuaj dhe falënderoj stafin, studentët dhe miqtë e këtij universiteti me renome botëror që më nderojnë me këtë doktoratë nderi. Ju faleminderit shumë dhe urimet e mia më të sinqerta për të gjithë ju”, ka shtuar Kryeministri.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit