1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Doha – Liga Arabe: Çdo vend antarë ka të drejtë e armatosjes së opozitës siriane

Më të lexuarat

Opozita siriane mori mbështetjen e samitit të 24-t të Ligës Arabe.

Në komunikatën përfundimtare të mbledhjes u vu theksi mbi rëndësinë e zgjidhjes së problemit me rrugë politike.

Liga Arabe konfirmoi të drejtën e çdo shteti anëtar, për të dhënë, sipas vullnetit të tij, të gjitha mjetet për vetëmbrojtje, përfshirë dhe ato ushtarake, për të mbështetur rezistencën e popullit sirian dhe të Ushtrisë Siriane të Lirë (ALS) në luftë me regjimin e Beshar Esadit.

Në deklaratën përfundimtare të samitit të 24-t të Ligës Arabe, theksohet se opozita do të pranohet si përfaqësuesja e vetme ligjore e popullit sirian, ndërsa udhëheqja e Damaskut përmendet si “regjimi barbar i Esadit”.

Ndërkaq, ish-kreu i Këshillit Kombëtar Sirian të Forcave Opozitare dhe Revolucionare, Muaz Al-Hatib, i cili përfaqësoi Sirinë në këtë takim, kërkoi mbrojtje kundrraketore Patriot për zonat veriore të vendit.

Por NATO-ja refuzoi nëpërmjet një komunikate kërkesën e opozitës siriane për raketa Patriot duke theksuar se nuk bëhet fjalë për një ndërhyrje ushtarake në Siri./trt/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit