Dogana e Kosovës së bashku me Policinë e Kosovës dhe ATK’në kanë organizuar një aksion për kontrollimin e lojërave të fatit në Komunën e Ferizajt.
Kazinoja në fjalë kishte 49 aparate dhe dy roleta.
Dogana e Kosovës mbrëmë në bashkëpunim me Njësinë e Krimeve Ekonomike të Policisë së Kosovës kanë bastisur disa kazino në Prishtinë. Ndërsa dy ditë më parë kishin ndërmarrë një aksion për kontrollimin e lojërave të fatit në Skenderaj.