Presidenti i Republikës Serbe në Bosnje, Milorad Dodik, theksoi se Bosnja “është në fazën e shpërbërjes përfundimtare” dhe siç tha, sa i përket atij, kjo duhet të ndodhë sa më shpejtë që është e mundur.
“Dashtë Zoti dhe Bosnja të shpërbëhet sa më shpejtë”, cituan mediet banjalukase Dodikun.
“Bosnja në vazhdimësi po shënon elemente të pamundësisë së ekzistencës së saj, e një dëshmi për këtë është edhe paraqitja e kryesuesit të presidencës së Bosnjës, Bakir Izetbegovic, të cilën ai e pati në OKB”, tha Dodik.
Izetbegovic gjatë fjalimit të tij në OKB theksoi se është momenti i fundit që bashkësia ndërkombëtare të parandalojë përsëritjen e Srebrenicës në Siri. /Telegrafi/