-3.8 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Dobitë e mëdha të abdesit

Më të lexuarat

Muhamed Husejn Jakub

Ti e ke të qartë se fillimi i vërtetë i namazit është abdesi.

Muhamedi sal-lall-llahu aljehi ve sel-lem thotë:

“Kur robi i Allahut merr abdes:

– dhe e lan gojën e tij, prej saj bien veprat e këqija.

– Kur ai e shpëlan hundën e tij, prej saj dalin mëkatet.

– Kur ai lan fytyrën, veprat e këqija bien prej saj, derisa dalin dhe nga nënvetullat e tij.

– Kur ai lan duart e tij, veprat e këqija bien prej tyre, derisa dalin nga nën thonjtë e tij.

– Kur ai e fërkon kokën, bien mëkatet nga koka e tij, derisa dalin edhe nga veshët.

– Kur ai lan këmbët e tij, veprat e këqija bien prej tyre, derisa dalin edhe nga thonjtë e këmbëve.

Pastaj e ecura për në xhami dhe namazi i tij do të jenë shpërblim shtesë për të (mbi shpërblimin e abdesit).” (Shënon Imam Ahmedi. Shuajb Arnauti e vlerëson sahih)

Ndjeje gjatë marrjes së abdesit çdo fjalë të këtij hadithi. Shikoje ujin kur rrjedh prej gishtave, shikoje ujin kur pikat bien nga mjekra, kështu pastrohesh nga gjynahet dhe e ndien veten në atë moment të pastër.

Përktheu: Ulvi Fejzullahu

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit