-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

DOBITË E FARËS SË ZEZË – AKTIVITETI ANTI-KANCEROGJEN

Më të lexuarat

Është gjetur se përbërësit bioaktivë të vajit të Farës së Ze­zë ush­trojnë efekte kundër qelizave neoplastike (proli­fer­a­t­i­ve apo shumimit të pako­nt­rolluar) si në hulum­t­i­met in vitro ashtu edhe ato in vivo duke përdorur modele të ndr­yshme të kance­rogjenëve.[1]
Përbërësit bioaktivë të Farës së Zezë treguan 50% citoto­ksi­ci­tet (anti-kancerogjen) ndaj Ehrlich ascites, Dalton’s li­mf­oma ascites dhe qeli­zave sarkoma-180, respektivisht, më pak aktivitet ndaj limfo­citeve.[2]
Hulumtuesit kroatë (nga Divizioni i Medicinës Moleku­l­a­re i Institutit Rudjer Boskovic), po ashtu studiuan akti­v­i­t­et­in anti­tumor të timokinonës dhe timohidrokinonës në mi­nj dhe ko­nstatuan se të dy këta përbërës zvogëlojnë për 52% qe­lizat e tum­orit![3]
Sipas një studimi tjetër të bërë nga shkencëtarët e Dep­ar­tamentit të Farmakologjisë të Universitetit Nacional të Sing­aporit:
“Efektet antitumor të timokinonës janë hulu­mt­uar në minjtë për tumoret e zorrës së trashë, pro­st­a­tës, pankreasit dhe kancerit të mushkërive. Ko­mb­inimi i timokinonës dhe barnave konvencionale kemoterapeutikë mund të prodhojë efekt më të madh terapeutik si dhe të zvogëlojë toksicitetin e kemoterapeutikëve”[4]
Përveç studimeve të paraqitura ka edhe shumë studime tjera që janë bërë dhe vazhdimisht po bë­h­en për Farën e Ze­zë dhe aktivitetin e saj anti-kanc­erogjen. Fara e Zezë kons­i­d­e­­­ro­­het ilaç bimor serioz në trajtimin e kancerit. Administrata e Ush­qimit dhe Medikamenteve (FDA) në SHBA ka apro­vu­ar 2 patenta për Farën e Zezë në trajtimin e kancerit, parandalimin e efe­k­t­e­ve an­ësore të kimioterapisë dhe për të rritur funksionet e sistemit imunitar tek njerëzit. (Pat. Nr. 5,482,711 dhe 5,653,981).

© BioHerbis

Vijon…
_____________
[1] Jafri, S.H., et al., Thy­mo­quinone and cisplatin as a therapeutic com­bination in lung cancer: in vitro and in vivo. J. Exp. Clin. Cancer Res., , 2010, 29: 87.
[2] El-Najjar, N., et al., Reactive oxygen species mediate thymoq­ui­none-ind­u­ced apoptosis and activate ERK and JNK signaling. Apoptosis, 2010. 15(2): 183-195.
[3] Ivankovic S, et al. The antitumor activity of thymoquinone and thym­o­h­­ydroquinone in vitro and in vivo, Exp Oncol. 2006 Sep; 28 (3): 220.
[4] Woo CC, et al. Thymoquinone: potential cure for inf­l­a­m­m­atory di­s­o­r­d­ers and kancer, Biochem Pharmacol. 2012 Feb 15; 83 (4): 443-51

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit