-0.2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Dobit e margarinës

Më të lexuarat

Kur është fjala për zgjedhje midis margarinës dhe gjalpit, është çështje e preferencave individuale. Mirëpo, tani ka informacione të bollshme, andaj edhe mund të merrni vetë vendimin.

Mënyra më e mirë për kontrollimin e nivelit të kolesterolit është që të hahet me maturi. Sot mund të blihet margarina me pothuajse zero trans-yndyrë. Ekspertët e rekomandojnë këtë lloj margarine më parë se gjalpin. Mirëpo, në qoftë se ju pëlqen gjalpi, nuk do të thotë se duhet hequr dorë në tërësi.
Gjalpi, është i dëmshëm për personat që vuajnë nga zemra apo diabeti, pasi rrit kolesterolin në gjak dhe forcon rezistencën e trupit ndaj insulinës, duke i bërë në të paefektshme kurat kundër diabetit.
Gjalpi dhe sidomos margarina mund të të bëjnë më të dhunshëm. Beatrice Golomb, një profesore e Universitetit të Kalifornisë që udhëhoqi studimin, deklaroi: “Arritëm të gjejmë një lidhje të qartë midis agresivitetit të shtuar dhe konsumit të margarinës. Persona që kanë nivele të larta të yndyrës specifike që kanë këto produkte janë të predispozuar për t’u irrituar lehtësisht dhe për të rënë pre e agresivitetit”/telegrafi/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit