-0.2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Dobi të shumta të karrotave

Më të lexuarat

Çfarë përmban karota?

Për të asimiluar më mirë karotinoidët e karotave
Shoqërojini me burime yndyrore, për shëmbull, me pak vaj, arra apo djathë. Përse? Sepse karotinoidët janë të tretshëm në yndyrë.
Zjejini ose piqini në mënyrë që të rritet absorbimi i tyre.

Karotinoidët
Karotinoidët kryesorë të gjetur në përbërjen e karotave (të gjalla, të zjera, të pjekura apo në lëng) janë beta-karotina, luteina dhe zeaksantina. Karotinoidët janë përbërës para së gjithash me karakteristika antioksidante, domethënë të afta për të neutralizuar radikalet e lira të trupit. Shumë karotinoida janë paraardhës të vitaminës A, domethënë, trupi i kthen në vitaminë A sipas nevojës.Karotinoidët kanë efekt mbrojtës ndaj kancerit sepse ushqimet që e përmbajnë ulin nivelin e dëmtimeve oksidative në ADN. Kur dëmtohet ADN-ja, rritet rreziku i kancerit.

Fibrat
Sipas disa studimeve të kryera, marrja në të njëjtën kohë e fibrave dhe karotinoidëve, të dyja të pranishme në karotë, rrit efektin mbrojtës të saj. Në fakt, është vërtetuar se disa lloje fibrash, sidomos fibrat e tretshme, mund të ulin kolesterolin dhe të parandalojnë procesin e arteriosklerozës tek kafshët dhe njeriu. Gjatë studimit është vërtetuar se lëngu i karotës (që përmban pak fibra) kishte më pak efekt në yndryrnat e gjakut se karota.

Karota heq urinë
Personat që ndjekin një dietë dobësimi mund të provojnë të shuajnë urinë duke ngrënë 1 ose 2 karota. Një gjë e tillë mund të përdoret edhe për t’u qetësuar në rast se keni lënë duhanin.
Përdorimi i lëngut të karotave. Vetëm apo të përziera me lëng perimesh apo frutash të tjera dhe erëza:Tre deri në katër karota me disa fletë nenexhiku, në periudhën e verës;
Dy karota, një domate, një degë selino, në periudhën e vjeshtës;
Dy karota dhe një portokall i shtrydhur, në periudhën e dimrit.
Meqënëse lëngu i karotave përmban mesatarisht vetëm 10% fibra të karotës, mishi i karotës mbahet për t’u përdorur për ëmbëlsira, biskota, puding, etj. /keshilla/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit