0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Dobësohet edhe më shumë Qeveria

Më të lexuarat

Përjashtimi i deputetit të Koalicionit për Kosovë të Re, Emin Gërbeshi, nga Grupi parlamentar i këtij koalicioni dhe rrjedhimisht edhe nga grupi i “deputetëve qeveritarë”, ka ndikuar që pozicioni i Qeverisë së Kosovës të dobësohet edhe më shumë.
Sesioni vjeshtor i Kuvendit të Kosovës duket se do t’u sjellë kokëçarje drejtuesve të Qeverisë së Kosovës, të cilët në raste të caktuara do ta kenë të vështirë t’i kalojnë ligjet e preferuara nga ta apo vendime të rëndësishme për funksionimin e koalicionit, sidomos kur kemi parasysh faktin se disa deputetë të PDK-së nuk i binden edhe aq lehtë “shefit”, shkruan “Zëri”.

Fakti se deputeti Gërbeshi nuk do të jetë më pjesë e Grupit parlamentar të Koalicionit për Kosovë të Re, ka përafruar numrin e deputetëve të pozitës me ata të opozitës. /Telegrafi/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit