3.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Dje protestoi kundër Isa Mustafës, sot pi kafe me të

Më të lexuarat

“Kundër kapjes së shtetit” ishte slogani i njërit prej iniciatorëve të protestës së djeshme, kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

“Isa dhe Hashimi e kanë kap shtetin”, thoshte dje Haradinaj në protestë.
Por, sot ishte krejt ndryshe. Ramush Haradinaj dhe Isa Mustafa ndanë pak kohë për kafe.

Ata u kapën nga kameramani i KosovaPress-it duke u takuar në hollin e njërit prej hoteleve në Prishtinë dhe, si duket, Haradinaj ishte ai që ishte ftuar nga Isa Mustafa.
Por vendi si duket nuk i pëlqeu Haradinajt, pasi tha që aty ‘po i shohin krejt’.

“Pse nuk u fshehshit diku se këtu na shohin krejt”, ishte komenti i Haradinajt kur pa kamerat dhe gazetarët.

Ndërsa punëtorët e kabinetit të kryeministrit kanë tentuar të tërheqin vëmendjen e gazetarëve dhe të kameramanëve duke thënë se ky takim nuk është asgjë përveç një kafe.
Ata me ndihmën edhe të rojeve të sigurimit të kryeministrit arritën të largonin dhe të shtynin kameramanët dhe gazetarët.

Në tavolinën e njëjtë janë parë ulur edhe edhe Ismet Beqiri, i LDK-së, dhe Rruste Berisha i AAK-së.kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit