-4.3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Djathtistët pushtojnë një xhami në Francë (Video)

Më të lexuarat

Rreth 70 anëtarë të krahut të djathtë ekstremë kanë pushtuar një xhami në ndërtim e sipër në Poitiers, në qendër të Francës, njofton policia lokale.
Në sheshin e ndërtimit janë mbledhur kryesisht të rinj të cilët në kulm kanë vendosur transparentin “Gjenerata e identitetit”. Rreth 30 policë janë rreshtuar në lokacion.

Faqja e internetit e “Gjeneratës së identitetit” thotë se “ndërtimi i xhamisë së re në Poitiers fton në ripushtim”, duke kujtuar se “së shpejti do të bëhen 1300 vjet qëkur Charles Martel mundi maurët arabë në Poitiers”.

Abdaah Zekri, president i Observatorit për luftën kundër islamofobisë në Këshillin mysliman të Francës, e ka dënuar këtë veprim.

[iframe width=”560″ height=”315″ src=”http://www.youtube.com/embed/GlXXxQYX2f4″ frameborder=”0″ allowfullscreen]
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit