3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Djaloshi Amerikan çfar kërkoi

Më të lexuarat

Shkruan “Shejh Muhammed Hassani tregon:

Erdhi një ditë një djalosh amerikan në qendrën tonë islamike në New york dhe kërkoi që t’i ndihmojmë dhe t’i tregojmë se si ta pranojë Islamin. Ai thoshte: Dua ta pranoj islamin… dua ta pranoj islamin… edhe unë dua të bëhem musliman. Por, mos më pyetni për shkakun dhe arsyen. Atëherë i ndihmuam që ta shqiptojë shehadetin, ia mësuam marrjen e abdesit, dhe faljen e namazit. Djaloshi dëshmoi LA ILAHE IL-LALLAH, MUHAMMEDUN RESULULLAH [Nuk meriton të adhurohet askush tjetër përveç Allahut [subhanehu ve teala] dhe se Muhammedi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] është rob dhe i Dërguar i Tij].

Pastaj kërkoj leje që të qëndroje me neve disa ditë dhe ne ram në ujdi.
Që nga dita e parë, shikimet tona mbetën të kthyera kah ai duke u habitur nga falja namazit te shumtë, nga lutjet e pandërprera, dhe nga të qajturit e vazhdueshëm të tij! Në ditën e katërt, djaloshi iu afrua një vëllaut në xhami dhe i tha, dua të dëgjoj Kur’an nga ju, më lexoni mua Kur’an! Ndërsa vëllau i habitur me këtë djalosh e pyeti: O vëllau im, unë që sa vite jam musliman dhe tash para teje po e ndjej vetën shumë të dobët në adhurim dhe nënshtrim ndaj Allahut. Tregom ç’është puna yte? Çka ka ndodhur me ty? Atëherë i tha atij: Unë tash e katër vite jam në kërkim të së vërtetës dhe që katër vite nuk më ka kaluar asnjë natë pa qajtur një kohë të gjatë dhe pa kërkuar nga Zoti i vërtetë që të më udhëzojë në rrugën e drejtë. Një natë, para se të vij këtu, pashë në ëndërr Isaun alejhi selam, i cili më tha:
“Pranoje Islamin, bëhu musliman, pranoje Muhammedin [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] të Dërguar, se unë dhe ai jemi vëllezër, dhe ai është vula e Pejgamberëve dhe i Dërguari për mbarë njerëzimin…! Dhe tash pas hyrjes sime në Islam dhe pas faljes së namazit po e ndjej një qetësi të zemrës dhe një kënaqësi të çuditshme të shpirtit, të cilën s’kam mundur ta shijojë kurrë më herët gjatë jetës sime. Thotë Shejhu: Dhe po atë ditë, në namazin e jacisë, u ngrit ky djalosh për t’u falë dhe në rekatin e parë djaloshi ra në sexhdeh dhe u vonua shumë në të. Saqë e kryem namazin, ndërsa ai nuk ngriti kokën prej sexhdes. Atëherë vrapuan disa vëllezër të shohin se ç’po ndodhë me të, dhe kur e ngritën kokën e tij pamë se djaloshi ishte ndarë nga kjo botë dhe shpirti i tij kishte kaluar në botën tjetër.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit