5.8 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Djali nga Gjilani heq pallton dhe e mbulon një lypsar që po qëndronte në shi

Më të lexuarat

Thuhet se në jetë sa më shumë të japësh aq më shumë do të marrësh. Kësisoj është për t’u vlerësuar gjesti shembullor që bëri sot një djalë në qytetin e Gjilanit
Edhe pse duket i ri në moshë, me çantë mbi shpinë e që sigurisht po kthehej nga shkolla, mendja e tij funksionoi shumë mirë.

Ai hoqi pallton e tij dhe i dha një lypsari i cili qëndronte i ulur në tokë nën reshje të shiut, transmeton Indeksonline.

Përpos kësaj ai e ndihmoi të moshuarin të vishej dhe të ishte më i mbuluar në kraharorin e tij që sigurisht kishte shumë të ftohtë. Gjeste të tilla nuk ndodhin shpesh por që padyshim meritojnë çdo lëvdatë.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit