0.8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Djali i besimtarit të arrestuar mbi akuzën për “terrorizëm” tregon vështirësitë dhe presionet

Më të lexuarat

Andrit Elezi, nga fshati Smirë i Komunës së Vitisë, është duke përfunduar studimet në shkollën e mesme të medresesë në Gjilan.
Ai dëshiron të vazhdojë studimet e larta, por nuk është i sigurt nëse diçka e tillë do t’i mundësohet, madje nuk di as me çfarë mjetesh financiare do të përfundojë shkollën aktuale.
Kjo është mjaft zor se ne jemi tre studentë, është pak e vështirë për ne, për të ardhura”, thotë Andrit Elezi.
Me të njëjtën vështirësi përballen motra e tij që vazhdon studimet universitare për mjekësi në Prishtinë, dhe vëllai më i madh që studion në Egjipt.
“E vërejmë një mungesë të madhe sepse ai [babai] sillte edhe të ardhura në shtëpi, dhe tani nuk kemi më. Tash fillon edhe shtatori, viti i ri shkollor”, thotë Elezi.
Prej një viti, babai i tij, Hajdin Elezi, ndodhet në paraburgim, i akuzuar për pjesëmarrje në grupe terroriste në luftën e Sirisë, i arrestuar bashkë me 40 persona të tjerë.
“Baba im bën në 11 gusht, një vit që është në paraburgim. Që nga ajo kohë, nuk ka asgjë për të.
Hilmi Zhitia, avokat me autorizim i Hajdin Elezit tha përmes telefonit për KALLXO.com se ai është në grupin e të akuzuarve, rast të cilin e ka gjyqtarja Afërdita Bytyqi, dhe deri tani janë mbajtur dy seanca.
Djali i Hajdin Elezit thotë se të atit i është bërë presion nga prokuroria për të pranuar fajësinë, në mënyrë që t’i ndryshojë masa e sigurisë, nga paraburgimi në arrest shtëpie.
“Po thonë që prano faktin që ke qenë në grupe terroriste [që] të të lirojmë, por babai im nuk ka qenë nëpër ato grupe”, thotë Andrit Elezi.
Gazeta Jeta në Kosovë ka hulumtuar mbi këtë çështje pak javë më parë, duke vërtetuar se të gjithë të akuzuarit që kishin pranuar fajësinë për përfshirje në veprimtari terroriste, kishin përfituar zbutje të masës së sigurisë. Ndërsa ata që ishin deklaruar të pafajshëm kishin mbetur në paraburgim.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit