3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Dizajneri i iPhone mendon se teknologjia ka shkatërruar shoqërinë

Më të lexuarat

Tony Fadell ndihmoi për dizajnin e iPod dhe iPhone. Por kjo mesa duke nuk e emocionon më.

“Unë shqetësohem për atë çfarë do të mendojnë nipërit e mi,” tha ai. Ndoshta do të thonë “Ai është personi që shkatërroi shoqërinë,” apo ndoshta do të më admirojnë?

Impakti i iPhone ishte diçka e paimagjinueshme për të dhe ekipin e tij. “Ne donim të bëheshim të suksesshëm, por askush nuk e mendoi se do të bëheshim kaq të suksesshëm,” shpjegoi ai.

Në fillim ishim të shqetësuar për Nokia dhe BlackBerry, dy konkurrentët që iPhone i ka varrosur shumë thellë. Modelet e biznesit janë ngritur dhe 2.5 miliardë njerëz me smartfonë kanë një mënyrë të ndryshme për të bashkëvepruar me botën. Deri tani, Apple ka shitur 1.2 miliardë iPhone.

Por ky sukses ka ardhur me “pasoja të padëshiruara”, tha Fadell, ashtu si mënyra se si platformat sociale kanë rrëmbyer mendjet tona. Përdoruesit duan që gjërat të jenë falas, por Facebook, Twitter, Instagram dhe pjesa tjetër duan të pasurohen. Përdoruesi nuk është klienti për këto shërbime – është Coca-Cola, Nike apo kushdo tjetër që po paguan reklama për të arritur te ju.

Kjo e bën teknologjinë e sotme shumë të ndryshme nga ajo e fillimit. “Nëse mendoni për televizorin, ai nuk ishte një telefon, ju nuk mund ta programonit atë,” tha Fadell. Por me një iPhone, ju mund të shikoni pafund video sipas dëshirës për sa kohë që e keni të lidhur telefoninm e një karikues.

Reklamuesit fillimisht nuk e kishin idenë se cili ishte klienti i tyre. Sot ata mund t’i targetojnë reklamat më specifikisht, duke ju detyruar të shkoni të bleni në dyqanet e tyre. “Mrekullia e reklamave ishte të kuptoje se kush po i shikonte. Tani ka mjaftueshëm të dhëna për këtë,” tha Fadell. “Dhe pikërisht për këtë arsye reklamat e ditëve të sotme funksionojnë shumë mirë.”

Nëse kompanitë e teknologjisë vërtet do ta donin klientin e tyre ashtu siç thonë, do të vendosnin një kufi më të përshtatshëm për produktet e tyre.

Fadell dhe familja e tij kanë të dielën pa teknologji. Fëmijët fillimisht mërziten një orëshin e parë, por shumë shpejt ata zbulojnë se sa e bukur është jeta përtej ekraneve. Familja e tij gjithashtu përdor një shërbim të quajtur Circle për të kontrolluar përdorimin e paisjeve nga të gjithë pjesëtarët e familjes.

“Që kur u shfaq iPhone, dhe papritmas gjërat morën tatëpjetën,” kështu e përfundoi fjalimin e tij në

Samitin Mindfulness In America.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit