3.8 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

“Ditët në vijim do të jenë kritike për Mitrovicën”

Më të lexuarat

Ditët në vijim do të jenë shumë kritike për Mitrovicën, pasi që pritet shpërbërja e strukturave paralele në veri sipas marrëveshjes së dy kryeministrave.
Kështu ka thënë numri një i Mitrovicës, Avni Kastrati, gjatë takimit të Komitetit Lokal për Siguri Publike që u mbajt të hënën në Mitrovicë.

Ai ka apeluar tek organet gjegjëse që ta informojnë drejt komunitetin serb në veri për zbatimin e pakos së Ahtisaarit në plotëni, që do të ndodhë në ditët në vijim, duke e konsideruar këtë si shumë të rëndësishme.

“Sipas kësaj, është paraparë që të drejtat e komunitetit serb do të jenë të nivelit më të lartë në Evropë”, ka thënë mes tjerash Kastrati.

Në anën tjetër, drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Behxhet Bala, ka pohuar se ditët e fundit vërehet prezencë e shtuar e strukturave të sigurisë në veri, të cilat po ndikojnë në qetësimin e situatës së përgjithshme.

Megjithatë, ai përmendi një sërë shpërthimesh dhe incidentet të cilat kanë ndodhur gjatë javës së fundit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit