Rreth 120 persona, kryesisht civilë, janë vrarë dje në konflikte anembanë Sirisë, njoftoi Opservatori i të drejtave të njeriut i Sirisë, me seli në Londër. Sipas kësaj organizate opozitare, në mesin e viktimave janë 66 civilë dhe 43 pjesëtarë të regjimit ushtarak të Asadit.
“kjo është një nga ditët më të përgjakshme në Siri që nga shpërthimi i protestave kundër regjimit në mars të vitit të kaluar, tha shefi i Opservatorit, Rami Abdel.
Aktivistët sirianë thonë se mbi 14 400 persona e kanë humbur jetën gjatë 15 muajve të kaluar, nga fillimi i kryengritjes kundër presidentit Asad./kohaislame