1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Ditë e përgjakshme në Irak

Më të lexuarat

Janë 107 të vdekur, 216 të plagosur, me të tillë bilanc viktimash vala e dhunës është rikthyer frikshëm, duke e shndërruar këtë të sotmen në ditën më të përgjakshme të vitit në Irak.

Shumica e të vrarëve janë pjesëtarë të forcave të sigurisë, të cilët kanë qënë me sa duket edhe shënjestra kryesore e sulmeve.

Me 41 viktima, Taji, një lagje sunite rreth 20 km në veri të Bagdadit, ishte një nga zonat e goditura më rëndë. Vala e sulmeve, në dukje të mirëkoordinuara, preku në total 13 qytete dhe fshatra të vendit.

Shpërthime vdekjeprurëse tronditën të gjitha lagjet shiite të Bagdadit. Më i fuqishmi prej tyre ishte ai i Sader City, që mori 16 jetë njerëzish. 5 autobomba u hodhën në erë në qytetin verior të pasur me naftë të Kirkukur, 9 janë të vdekurit në Mosul, përfshirë 6 ushtarë.

Bombat e të shtënat në provincën e trazuar Diyala vranë 11 vetë. Sulme pati edhe në mjaft zona të tjera përfshirë Sadijan, Dibisin, Samaran e Duxhailin./kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit