5 TETOR Me emrin e Zotit, sot filloj procesi i krijimit tim. Prindërit e mij, ende nuk dijnë gjë për mua. Jam e vogël, jam më e vogël se fara e mollës. Nuk kam ndonjë formë të posaçme, por e ndjej vehten se jam diçka, tek e fundit edhe një dramcë buke, buk është. Unë do të bëhem një vajzë, do ti falem Zotit (Krijuesit) tim, do t’i dua prindërit, lulet… 19 TETOR E ndjej vehten më të rritur, por megjithate nuk kam mundësi të lëvizë. Nëna ime më ushqen me gjakun e saj dhe më strehon në afërsi të zemrës së saj, por ende nuk din gjë për mua. Kam dëshirë ta shoh jetën, at jetë që i gjason ujit të prandverës, icili aty del dhe aty humbë, kur del të çelë plagën, kurse kur humbë të ndrynë zemrën. Do të kaloj vetëm një vit, dhe unë do të buzëqeshi, do të flas… “Nënë” do të jetë fjala ime e parë, ah sa do ta dua atë. 27 TETOR Sot filloj të më punojë zemra. Ajo do të punojë gjithnjë deri në vdekje. Unë zemrën do ta mbushi me dashuri, e dashuria nuk jep veç vehtes dhe nuk merr veç nga vehtja, ajo nuk ka detyrë tjetër veç të plotësojë vetëvehten. Për mua, dashuria do të jetë jetë për shpirtin tim, ashtu sikurse që do të jetë ajri jetë për trupin tim… 2 NENTOR Cdo ditë po rritem e po zhvillohem. Tash sa kanë filluar të më formohet koka, gjymtyrët… Me këmbë e me duar do të lëvizë e do t’i përqafë prindërit e mij, por ende është heret… Unë pres vetëm një dritë, pres një çast që të takohem me nënën dhe me krejt familjen për të mos u ndarë kurrë më… 12 NENTOR Filluan të krijohen gishtërinjt e mij. Sa të vegjël që janë, edhe mua më habisin. Po megjithate jam e gëzuar, sepse shpresoj se në të ardhmen do të më nevoiten për të luajtur me top, për të mbledhur lule apo për të shkruar. Po, duke shkruar e duke lexuar, ndoshta do të bëhem një dietare e njohur në tokë ashtu siç yjet që njihen në qiell. 20 NENTOR Sot nëna ime shkoj në vizitë tek mjeku. Ajo mori vesht për mua, por nuk e di përse aspak nuk u gëzua. Unë pas një kohe të shkurtë do të jem në krahët e saja. Do ta përqafë e do ta dua, tama ashtu siç e ka dashtë nëna e saj ate. Qenka e çuditshme njeriu, paska nevojë që gjithmonë ta ketë dikë afër, ndoshta për ta mundë vetminë që e han. 25 NENTOR Nëna edhe baba nuk dijnë se jam vajzë. Ata ndoshta dëshirojnë një djalë, apo bineq. Lindja ime do ti befasojë, mbase edhe do t’i gëzojë! Dua t’i përngjas nënës sime. Dua që të kem sy të zi… 13 DHETOR Më është përsosur fëtyra. Tani edhe mund të shoh për-rreth, por vendi në të cilin gjendem është shumë i errët. Megjithate jam e kënaqur sepse vetëm një kohë e shkurtë më ndanë prej momentit në të cilin sytë e mij, do të shohin dritën e dynjasë. Do të mund të shoh lojrat e fëmijëve të tjerë. Do të shikoj detëra, bjeshkë e bukuri të tjera natyrore, si do të jenë ato? Po ti nënë, si do të jeshë ti, ah sikur të shoh që tani…?! 24 DHETOR Nënë, unë e dëgjoj rrahjen e zemrës tënde, po ti nënë a e dëgjon rrahjen e zemrës sime. Unë do të bëhem një vajzë e shëndoshë. Do të dua ty nënë, babain… do ta dua jetën. E di nënë, ndoshta do të keshë vështërsi në lindjen time, por do të jeshë e lumtur kur të më keshë mua. E di se disa nëna të paqemër nuk i duan fëmijët e tyre, por ti nuk je prej tyre, sepse unë dëshiroj të vij në jetë, të fle në krahët tua dhe të kënaqem duke të shiquar… Nënë, a do të më duash ti mua, a do të më ledhatosh…?! 28 DHETOR Ah, unë paskam qenë vetëm si një hije që shpejt e mbulon nata. Në zemrën e nënës sime ende nuk paska prekur dashuria prindore për mua, ajo më dha një pikë helmi, kurse unë ika për të mos u parë e për të mos e shijuar kurrë jetën time, të cilën edhe unë e deshta aq sa ajo. Vetëm ai që lexon në zemrën e secilit, mund të dijë se si e pranova këtë dhuratë që ma dhuroj nëna ime. Nënë, mos derdh lot për mua, sepse lotët tu i gjasojnë shiut të verës që zen njërën anë të gunës, e tjetrën e len thatë. Ti shpreso se do të vijnë kohra me lule, kurse në vend të jetës sime do të ndizet zhurma e tokës e dheni do të më mbajë në gji. Nuk e di si mendon se do të jeshë e lumtur përtej varrit, pa e shijuar dashurinë time. Dhe mos harro se pas çdo dëshire të plotësuar lindë një dëshirë tjetër. Mua nuk më dhe lirinë të jetoj, por nuk më bëre dot të paqënun, ngase Zoti më kirjoj, anipse hepli yt bëri që unë ta humbi botën e bota të më humbë mua. Zemra duket e madhe, por qenka shumë e vogël, prej se edhe një dashuri prindore nuk e mban dot…?! Dh. Vardari H. Muja