Më e sakta është se ajo është nata e njëzet e shtatë e ramazanit, dhe rreth saj sillen shumica e hadithevë[22].
Nga Zir ibn Hubejsh se ka thënë: Pyeta Ubej Ibn Kab –Allahu qoftë i kënaqur prej tij- dhe i thashë: Vëllai yt Ibn Mesudi thotë: Ai i cili falet natën gjatë gjithë vitit e arrin natën e Kadrit.
Tha -Allahu e mëshiroftë-: Ka pas për qëllim që most ë mbështetn njerëzit (në një natë), por ai e din se ajo është në ramazan, dhe se është në dhjet ditëshin e fundit dhe se është nata e njëzet e shtatë, pastaj u betua pa thënë inshallah (nëse dëshiron Allahu) se ajo është nata njëzet e shtatë.
I thashë: Me çfarë yë drejte e thua këtë o Ebu Mundhir? Tha: Në bazë të shenjave, apo në bazë të shenjës që na ka treguar Pejgamberi -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të- “Se dielli atë ditë lind pa rreze në të”[23].
Në një transmetim tjetër ka thënë: “Dëgjova Ubej ibn Kab duke thënë, dhe u tha atij se Ibn Mesudi thotë: ai i cili falet natën gjatë gjith vitit e arrin natën e Kadrit.
Tha Ubej: Pasha Allahun i Cili nuk ka të adhuruar me të drejtë pos Tij! Ajo natë është në ramazan (u betonte pa thënë inshallah). Pasha Allahun unë e dij se cila natë është ajo, ajo është nata që na urdhëroi neve i Dërguari -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të- që të falemi në të, ajo është nata e agimit e ditës njëzet e shtatë, dhe shenja e saj është që të lind dielli në atë mëngjes i bardhë pa rreze në të”.
[22] Shiko “Kijamu Ramadan” f.: 19.
[23] Transmeton Muslimi: 762.
Shkëputur nga libri: “Meusuatu Mujesere”: 3/337-346
Autor Husejn Auajshe