As edhe njëmbëdhjetë vite pasi u dogjën xhamia Bajrakli në Beograd, biblioteka dhe medreseja, askush nuk është akuzuar për djegien e objekteve fetare, ndërkohë që Gjykata në Nish, dënoi një person me pesë dhe shtatë persona me nga 3 muaj burg secili për djegien e xhamisë Islam Hadroviç, raporton Anadolu Agency (AA). Bashkësia Islame e Serbisë këtë ditë e shënon si “Dita e xhamive”.
Xhamia në Nish është rinovuar nga buxheti shtetëror i Serbisë, ndërkohë që xhaminë Bajrakli pjesërisht e rinovuan besimtarët. Me premtime të shumta të shtetit të Serbisë, por edhe të tjerëve, xhamia Bajrakli është akoma në pritje të restaurimit.
– Mesazhi negativ i shtetit të Serbisë –
Nga Bashkësia Islame e Serbisë (IZS) thonë se njëmbëdhjetë vite pas kësaj ngjarjeje ekzistojnë gjithnjë e më pak mundësitë për ndjekjen penale në mënyrë ligjore ndaj personave përgjegjës për djegien e objekteve fetare.
Duk vënë në dukje se rasti i djegies, atëherë xhamisë së vetme beogradase, para institucioneve gjyqësore të Serbisë nuk është trajtuar kurrë, Sekretari i Përgjithshëm i Rijasetit të Bashkësisë Islame të Serbisë Eldin ef. Ashqeriç kujton se shteti duhet të merr përsipër plotësisht procesin duke pasur parasysh se vet shteti është pronar i xhamive të djegura.
“Mesazhi i këtij shteti dhe institucioneve shtetërore është mjaft negativ, duke pasur parasysh se këto krime nuk janë ndjekur penalisht. Deri momentin e djegies kjo ishte xhamia e vetme dhe pothuajse e fundit në Beograd”, ka thënë Ashqeriç në një deklaratë për Anadolu Agency (AA), duke vënë në dukje se xhamitë Hadroviç dhe Bajrakli përkundër parashikimit ligjor për restaurimin e pronave të kishave dhe bashkësive fetare akoma nuk janë kthyer në pronësi të Bashkësisë Islame në Serbi.
Ashqeriç, i cili ishte dëshmitar i djegies së xhamisë Bajrakli, thotë se ekzistojnë incizimet kur shihet qartë kush ishte pjesëmarrës në djegien dhe konsideron se prokuroria dhe organet përkatëse duhet të përcaktojnë kush ishin përgjegjës dhe kush organizatorët.
– Djegja një akt vandal –
Ai përsëriti se ky akt i vandalizmit nuk mund të bëhet në emër të asnjë feje.
“Duhet të dënohet sulmi ndaj çdo tempulli, çdo monumenti kulturor, pasi xhamitë Bajrakli dhe Hadroviç janë monumente kulturore. Dëmi i bërë në xhaminë Bajrakli vlen edhe për arkivën e Bashkësisë Islame dhe bilibliotekës ku janë shkatërruar dokumente të rëndësisë së veçantë që janë histori e këtij vendi dhe popullit musliman që jeton në të”, theksoi Ashqeriç.
Duke përshkruar ngjarjen në natën në mes të 17 dhe 18 marsit 2004 Ashqeriç thotë se së pari policia pengoi protestuesit të vijnë deri tek rruga ku ndodhet xhamia Bajrakli, por se është tërhequr. Ai shtoi se dëmi më i madh është bërë në selinë e Bashkësisë dhe medresesë, ai theksoi se shpesh herë është edhe pyetja nëse “djegia e arkivit dhe librave ishte e planifikuar.”
I pyetur se pse pjesëmarrësit e sulmit, të rinjtë treguan aq shumë vandalizëm, duke djegur xhaminë, librat fetare dhe të tjera, Ashqeriç konstaton se urrejtja e atyre që kanë lindur dhe rritur viteve të nëntëdhjetë është më e madhe sesa urrejtja e atyre të përfshirë në luftërat në gjithë rajonin e ish-Jugosllavisë.
– Nxënësit shmangën linçim –
Siç përshkroi Ashqeriç në kohën e sulmit ka arritur në daljen e pasme të evakuojë rreth tridhjetë nxënës nga objekti i medresesë dhe në këtë mënyrë t’i shpëtojë nga linçimi.
Huliganët pas plaçkitjes, vjedhjes dhe shkatërrimit të gjithçkaje që gjetën hynë në dhomat e fjetjes, por nuk i gjetën studentët.
Më parë ata e kanë rrahur rojen i cili ishte në katin e parë të ndërtesës. Nxënësit kanë arritur përmes daljes së pasme nga kuzhina të dalin në oborret e ndërtesave fqinje.
Sipas njërit nga nxënësve të medreses atyre u ndihmoi një grua fqinje, por, siç thotë “fatkeqësisht njëri nga fqinjët nga banesa e vet që ndodhet pranë xhamisë, derisa ishim në çati u tregonte huliganëve se ku ndodheshim”.
“Kur jemi kthyer në ditët në vazhdim kemi gjetur pamje të tmershme, në tualete kemi gjetur Kur’anet e hedhur, gjithçka me vlerë ishte plaçkitur. Në ditët në vazhdim pak njerëz kanë ardhur ta falin xhumanë”, ka pohuar njëri nga tridhjetë nxënësit e medresës së Beogradit.
Vandalët atë natë, në murin e minares, që u dokumentua edhe me fotoarkivi nga BI, vizatuan kryqin me “katër S” dhe shkruan “Serbia” dhe “Ubi Šiptara!” (“Vrite shqiptarin!”).
– Në proçesin tetë vjeçar askush nuk është dënuar për djegie të xhamisë –
Gjykata e Parë Themelore në Beograd më 17 korrik 2013 morri aktvendim sipas të cilit askush nuk është akuzuar për djegien konkrete të xhamisë.
Për përfshirje në grupin që kryen dhunë dhe për shkaktim të lëndimeve të lehta trupore ndaj pjesëtarëve të policisë, nga gjithsej dhjetë të pandehurve, për katër muaj burg u dënuan Rade Radosavleviç, Bojan Horvatin dhe Milosh Radosavleviç Kimi (atëherë udhëheqësi i tifozëve të Partizanit), ndërkohë që të tjerët janë liruar.
Kryesuesja e Këshillit Gjyqësor në Beograd, Ivana Raniç, në arsyetimin e aktgjykimit theksoi atëherë se është e padiskutueshme se të gjithë personat, të cilët ishin të akuzuar, ishin të pranishëm gjatë kryerjes së veprës në fjalë, “por kjo nuk është e mjaftueshme për tu dënuar”.
– Dita e xhamive shënohet më 18 mars –
Gjykimi për djegien e xhamisë ka filluar gjashtë vite pas ngjarjes.
Xhamia Bajrakli në Beograd, si dhe ajo e Nishit, janë djegur në natën në mes të 17 dhe 18 marsit në vitin 2004, në shenjë revolte dhe hakmarrjeje për dhunë ndaj serbëve në Kosovë.
Nga zjarri është djegur biblioteka e xhamisë me mbi shtatë mijë tituj librash, në mesin e të cilëve ishin dorëshkrime me vlera të paçmueshme kulturore dhe artistike. Gjithashtu, atë natë nga xhamia janë vjedhur 50 mijë euro. Dëmi i shkaktuar material është vlerësuar të jetë mbi 200 mijë euro.
Bashkësia Islame e Serbisë (ISZ) 18 marsin e shënon si “Dita e xhamive”./AA