Sigurisht, Dita e Ndarjes vendimtare është caktuar.
Atë Ditë do të fryhet në Sur dhe ju do të vini grupe-grupe.
Dyert e qiellit do të hapen
dhe malet do të shtyhen tutje e do të bëhen si mirazh.
Me të vërtetë, Xhehenemi do të bëhet pusi,
vendbanim i caktuar për keqbërësit,
që aty të mbeten përgjithmonë.
Aty nuk do të shijojnë as freski, as pije,
përpos ujit të valuar dhe qelbësirave,
si shpërblim përkatës (të veprave të tyre).
Në të vërtetë, ata as që e çonin nëpër mend se do të jepnin llogari
dhe shpalljet Tona i mohonin prerazi.
Por Ne çdo gjë e kemi shënuar në një libër.
Prandaj do t’u themi: “Shijojeni këtë! Ne nuk do t’ju shtojmë
gjë tjetër përveçse dënim!”
( En-Nebe: 17 – 30)