4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Dita e Ashures – Musai alejhi selam dhe Faraoni

Më të lexuarat

Hytbe

Falënderimet dhe lavdërimet i takojnë vetëm Allahut ndërsa përshëndetjet tona qofshin mbi krijesën më të mirë, zotëriun e njerëzimit, Muhammed Mustafanë, familjen, shokët dhe mbare pasuesit e tij!

Meqë Dita e Ashures, siç kemi përmendur ne ligjëratën tone përkitazi me te, shënon edhe përvjetorin e dy ngjarjeve historike, qe njëra ka lidhje te drejtpërdrejtë me te, e qe është ky tregimi i Musait, alejhi’s selam, dhe tjetra qe rastisi te bie ne këtë dite, ne me lejen e Allahut, do te japim një përshkrim përmbledhës te tregimit te pejgamberit te Allahut, Musait, alejhi’s selam me armikun e tij, Faraonin e mallkuar.

Çfarë dobie kemi nga tregimet e pejgamberve, alejhimu’s selam?

Allahu tregimin e Musait, alejhi’s selam e ka përmendur ne shume vende ne Kur’an, aq sa thuhet se:

“Gati i tere Kur’ani është Musa, Musa”.

Sigurisht se qëllimi i përmendjes kaq te shpeshte te këtij tregimi është marrja mësim prej tij. Thotë Allahu:

”Në tregimet e tyre (të dërguarve dhe të Jusufit me vëllezër) pati mësime e përvojë për të zotët e mendjes. Ai (Kur’ani) nuk është bisedë e trilluar, por vërtetues i asaj që ishte më parë (librave të shenjtë) dhe sqarues i çdo sendi, e edhe udhërrëfyes e mëshirë për një popull që beson”. (Jusuf, 111)

”Ja, ashtu pra, edhe atyre që ishin më parë nuk u erdhi i dërguar e që nuk i thanë: “?shtë magjistar ose është i çmendur!. 53. A mos e porositën njëri-tjetrin me këtë? Jo, por ata janë popull renegat”. (Dharijat, 52-53)

Tregimi i Musait, alejhi’s selam

Musai është i biri Imranit, ka folur me Allahun dhe është njeri prej pese pejgambereve me te dalluar, te cilët thirren “Ulul Azmi”, për te cilët thotë Allahu:

”Ti (Muhammed) duro, ashtu sikurse duruan të dërguarit e vendosur dhe mos kërko ngutjen e dënimit për ta, sepse ditën kur do ta përjetojnë atë (dënimin) që u është premtuar, atyre u duket sikur nuk kanë jetuar vetëm se në një moment të shkurtër të ditës. Kumtesë e mjaftueshme! A mos shkatërrohet kush, pos popullit të shfrenuar?”. (Ahkaf, 35)

Këta pese pejgamber janë te aluduar edhe ne ajetin:

”Ai ju përcaktoi juve për fé atë që ia pat përcaktuar Nuhut dhe atë që Ne ta shpallëm ty dhe atë me çka e patëm porositur Ibrahimin, Musain dhe Isain. (I porositëm) Ta praktikoni fenë e drejtë e mos u përçani në të. Për idhujtarët është rëndë kjo në çka ju i thirrni ata. All-llahu veçon për të (për besim të drejtë) atë që do dhe e udhëzon në të atë që i drejtohet Atij”. (Shura, 13)

Allahu i Madhëruar na e tregoi tregimin e Musait ne shume ajete te Kur’anit, diku ne mënyrë te përgjithshme e diku me te shtjelluar dhe detajizuar. Ky tregim nuk është “hiqaje”, nuk është histori qe rrëfehet, por është tregim, qe me vete bart porosi, mesazhe dhe mësime te shumta, siç tha Allahu për këtë dhe tregimet e pejgambereve tjerë, alejhimu’s selam:

”Në tregimet e tyre (të dërguarve dhe të Jusufit me vëllezër) pati mësime e përvojë për të zotët e mendjes. Ai (Kur’ani) nuk është bisedë e trilluar, por vërtetues i asaj që ishte më parë (librave të shenjtë) dhe sqarues i çdo sendi, e edhe udhërrëfyes e mëshirë për një popull që beson”. (Jusuf, 111)

“120. Të gjitha këto që t’i rrëfyem ty nga lajmet e pejgamberëve, janë që ta forcojnë zemrën tënde, dhe në to të ka ardhur e vërteta e këshilla, si dhe përkujtime për besimtarët”. (Hud, 120)

Allahu na e tregoi tregimin e këtij pejgamberi prej momentit te lindjes, kur Faraoni po atë vit, kishte filluar te mbyste te gjitha foshnjat meshkuj te izraeliteve, por jo edhe Musain, te cilin e ruajti Allahu nga kurtha e tij, madje e beri qe te rritej dhe edukohej ne pallatin e Faraonit.

Kur e lindi nena e vet, u mërzit shume ngase e dinte se ai do te vritej, por Allahu e frymëzoi atë:

“hidhe në lumë”. (Kasas, 7)

Ajo duhej t’i jepte gji, ta vendoste ne një sanduk dhe ta hidhte ne det dhe:

“e mos u frikëso as mos u pikëllo, se Ne do ta kthejmë atë ty dhe do ta bëjmë atë nga të dërguarit”. (Kasas, 7)

Po, premtimi i Allahut është i vërtetë. Ajo i dha gji dhe e hodhi ne det qe:

“E atë e gjeti familja faraonit, ashtu që në fund ai t’u bëhet atyre armik e dëshpërim”. (Kasas,

Por Allahu hodhi dashuri ne zemrën e gruas se Faraonit për te kështu qe ajo u be nene e dyte për Musain:

“E gruaja e faraonit tha: “Shpresë gëzimi për mua dhe për ty, mos e mbytni atë, ndoshta do të na sjellë dobi ose do ta adoptojmë si fëmijë”. Pra ata nuk e dinin rrjedhimin”. (Kasas, 9)

“All-llahu është mbizotërues i punës së vet, por shumica e njerëzve nuk e dinë (fshehtësinë e çështjeve)”. (Jusuf, 21)

U kërkua për te një gjidhënëse por gjiri i askujt nuk i përshtatej. Gruaja e Faraonit ishte shume kureshtare për jetën e tij, kështu qe urdhëroi te kërkohej një gjidhënëse jashte pallatit dhe ja, motra e Musait i lajmëroi për një grua, qe mund t’i jep gji atij e ajo ishte vet nena e Musait, duke u kënaqur me realizimin e premtimit te Allahut se ai është ne dore te sigurte dhe ne përkujdesje hyjnore. Madje ajo, krahas kësaj, edhe paguhej:

“10. E zemra e nënës së Musait agoi e zbrazët (kur kuptoi se ka rënë në duar të faraonit) dhe gati ta zbulojë atë (fëmijën), sikur të mos ia forconim Ne zemrën asaj që të bëhet e bindur (në premtimin e All-llahut).

11. E ajo i tha motrës së tij: “Gjurmoje atë”, kurse ajo e shikonte atë prej së largu dhe ata nuk e hetonin (se ishte motra e tij që e përcjell).

12. Ndërsa Ne ia patëm ndaluar atij më parë thithjen e gjinit, e ajo (motra e Musait) tha: “A doni t’ju tregoj për një familje që do të kujdeset për të dhe që do të jenë të sinqertë ndaj tij?”

13. Dhe ashtu atë e kthyem te nëna e vet që ajo të jetë e kënaqur e jo e pikëlluar dhe që ta kuptojë ajo se premtimi i All-llahut është i vërtetë e i sigurt, por shumica e tyre nuk e dinë”. (Kasas, 10-13)

Kur Musai u rrit:

“E pasi ai (Musai) e arriti moshën madhore dhe u bë i pjekur, Ne i dhamë urtësi e dituri. Kështu Ne i shpërblejmë bamirësit”. (Kasas, 14)

Allahu e urdhëroi qe te shkoje tek faraoni kryelarte, i cili veten e quante zot. Dhe ta thërriste ne adhurimin për Allahun dhe t’i lërë te lire izraelitet. Allahu e përkrahi edhe me dërgimin e Harunit, vëllait te tij si pejgamber dhe shoqërues te tij, duke e urdhëruar qe me butësi ta thërrasin Faraonin ne fenë e drejte:

”Atij i thuani fjalë të buta, ndoshta ai mendohet a frikësohet”. (Taha, 44)

Kur ata u frikësuan nga tirania e Faraonit, Allahu iu tha:

“46. Ai (All-llahu) tha: “Mos u frikësoni, se Unë (me ndihmën Time) jam me ju, dëgjoj (ç’do t’ju thotë) dhe shoh (ç’do të bëjë me ju)”. (Taha, 46)

Shkoi Musai tek ai tiran, agresiv dhe i pashpirt qe ta thërras ne adhurim te sinqerte për Allahun dhe te largohej nga besëtytnitë dhe humbja e tij. Ne vend qe Faraoni t’i nënshtrohej se vërtetës, ai vetëm sa shtoi arrogancën e tij, mundohej ta arsyetonte besëtytninë e tij dhe, duke u tallur me Musain, pyeti:

“49. Ai (faraoni) tha: “E kush është Zoti i juve dyve, o Musa?”. (Taha, 49)

“23. (Faraoni) Tha: “E cili është ai zot i botëve (që ju dërgoi)?”. (Shuara, 23)

Kjo për arsye se ai pretendoi se vet ishte zot e tha:

”24. E u tha: “Unë jam zoti juaj më i lartë!”. (Naziat, 24)

”O ju pari, unë nuk njoh ndonjë zot tjetër për ju pos meje”. (Kasas, 38)

Hyjninë e tij fantazuare e arsyetoi edhe me:

”51. Ndërsa, faraoni thirri popullin e vet e tha: “O popull imi, a nuk është imi pushteti i Egjiptit (i Misirit) dhe i këtyre lumenjve që rrjedhin nën pallatin tim, a nuk po shihni?”. (Zuhruf, 51)

Allahu e di se faraoni ishte gënjeshtar ne atë qe pretendonte:

“14. Dhe, edhe pse bindshëm të besueshëm në to (se ishin nga Zoti), i mohuan në mënyrë të padrejtë e me mendjemadhësi, pra shikoje se çfarë ishte fundi i shkatërrimtarëve”. (Neml, 14)

Ata e ftuan atë ne besim por ai polemizoi dhe solli fakte e argumente te kota për dhunën, tiraninë dhe skandalet e tij. Faraoni kërkoi mrekulli prej Musait. Ne kohen e tij, ne trevat e Faraonit ishte e përhapur magjia shume kështu qe Allahu beri qe mrekullia e Musait te jete pikërisht e kësaj natyre, jo magji, por diç, qe do ta zhvleftësonte magjinë, qe edhe vet magjistaret do t’i bënte t’i besonin Musait. Faraoni kërkoi mrekulli prej Musait ndërsa ai e futi dorën ne xhep kur ja ajo doli e bardhe, qe garonte diellin ne shkëlqim dhe fuqi, e hodhi shkopin kur ja ai shndërrua ne gjarpër, qe ecte. Allahu i Madhëruar ia dha Musait nëntë mrekulli, siç thotë:

”101. Ne i patëm dhënë Musait nëntë argumente (mrekulli) të qarta”. (Isra, 101)

”12. Fute dorën tënde në xhepin tënd, e ajo do të dalë e bardhë pa kurrfarë të keqe, e këto janë ndër nëntë argumentet për të (vajtur) te faraoni dhe populli i tij, se me të vërtetë ata janë popull i prishur”. (Neml, 12)

Këto nëntë mrekulli janë te sqaruara ne kaptinën A’raf, ajetet 133-135:

”133. Atëherë (për shkak të mohimit) Ne lëshuam kundër tyre: vërshimin, karkalecat, rriqërat (insekte dëmtuese), bretkosat dhe gjakun, fakte të qarta njëra pas tjetrës, po ata mbanin kokëfortësi sepse ishin popull mëkatarë.

134. Pasi që i gjeti belaja (me ato masa dënim) ata thanë: “O Musa, lute për ne Zotin tënd me atë meritë që ke (si pejgamber), nëse na e largon dënimin ne do të pranojmë ty (si të dërguar) dhe do t’i lejojmë beni israilët bashkë me ty (të shkoni ku të doni)”.

135. E kur e larguam nga ata dënimin (me lutjen e Musait) për deri në një afat që do të arrinin, ata e thyen besën”.

Ibni Abbasi ka thënë se këto nëntë mrekulli janë: shkopi, dora, vitet e thatësisë, deti, tufani, karkalecat, morrat, bretkosat, gjaku.

Muhammed b. Ka’bi ka thënë se ato nëntë mrekulli janë: dora, shkopi, pese mrekullitë e përmendura ne suren A’raf, shkatërrimi i pasurive te tyre dhe gri (prej te cilit gufoi uji).

Ibni Abbasi, Muxhahidi, Ikrime, Sha’biu dhe Katadeja kane thënë: Ato janë: Dora, shkopi, vitet e thatësisë, pakësimi i frutave, tufani, karkalecat, morrat, bretkosat dhe gjaku.

Hasan Basriu vitet e thatësisë dhe pakësimin e frutave e konsideroi një ndërsa te nëntën e shtoi: Shkopi i Musait gëlltiti gjarpërinjtë e rreme te magjistareve. ( )

Faraoni u frikësua dhe u turpërua, e diti se është e vërtete kjo por kur njeriun ta mund e kota, ai behet i pavlere.

“?“. (Junus, 101)

Te shohim se bashku një insert nga polemika ne mes Musait dhe Faraonit:

”23. (Faraoni) Tha: “E cili është ai zot i botëve (që ju dërgoi)?”

24. Ai i tha: “Zoti i qiejve dhe i tokës dhe ç’ka ndërmjet tyre, nëse bindeni!”

25. Ai (faraoni) atyre që ishin përreth, u tha: “A nuk e dëgjoni?!”

26. Ai (Musai) tha: “Zoti juaj dhe i prindërve tuaj të parë!”

27. (Faraoni) Tha: “Vërtet, i dërguari juaj që u është dërguar juve, me siguri është i çmendur!”

28. (Musai) Tha: “Zot i lindjes dhe i perëndimit dhe ç’ka ndërmjet tyre, po qe se kuptoni!”

29. (Faraoni) Tha: “Nëse ti beson zot tjetër pos meje, do të gjendesh në mesin e të burgosurve!”

30. (Musai) Tha: “A edhe nëse të sjell ndonjë argument të qartë!”

31. Ai tha: “Sille pra, nëse thua të vërtetën?”

32. Atëherë, (Musai) e hodhi shkopin e vet, i cili u shndërrua në gjarpër të vërtetë.

33. Nxori dorën prej xhepit, kur qe, ajo në sy të shikuesve flakëronte nga bardhësia.

34. (Faraoni) Parisë që e rrethonin, u tha: “Vërtet, ky qenka magjistar shumë i aftë!

35. Që me magjinë e vet dëshiron t’ju dëbojë nga toka juaj, e ç’më propozoni mua?”

36. (Paria) Shtyje atë dhe vëllain e tij (çështjen e tyre) për më vonë, e ti dërgo nëpër qytete tubues.

37. Që t’i sjellin të gjithë magjistarët e dijshëm këtu.

38. Dhe, magjistarët u tubuan në kohën e ditës së caktuar.

39. Edhe popullit iu tha: “Ejani e tubohuni”. (Shuara, 23-39)

Faraoni si i krisur mendonte ta sfidonte Musain me pushtetin e tij, qe –sipas tij- mund te arrinte edhe deri tek Zoti i Musait.

”andaj ti o Haman, m’i pjek (tullat) nga dheu e më ndërto një kullë të lartë, ndoshta do të arrijë ta shoh zotin e Musait, sepse unë mendoj se vërtet ai është gënjeshtar”. (Kasas, 38)

Musai vazhdoi ta ftonte faraonin dhe ta përhapte fenë e tij duke iu sjellur njerëzve fakte, mesime, këshilla, qe me te vërtet njerëzit bindeshin se ajo, qe kumton Musain është e vërtet. Faraoni kuptoi se vazhdimi i Musait me këtë dinamike do ta shkatërroje atë dhe pasuesit e tij kështu qe kërkoi prej Musait duel, qe te dukej e “vërteta” e tij dhe e “kota” e Musait. Ai madje iu kërcënua Musait:

”29. (Faraoni) Tha: “Nëse ti beson zot tjetër pos meje, do të gjendesh në mesin e të burgosurve!”. (Shuara, 29)

Ai urdhëroi qe te tubohen ne një dite feste, ku Musai do t’i sfidonte magjistaret e tij, te cilët paraprakisht ia kushtëzuan Faraonit një shpërblim te madh nëse ata do te dilnin fitimtare. Filloi gara dhe lugina e mbush me shkopinj, qe para syve te njerëzve shiheshin si gjarpërinj ndërsa ne te vërtetë nuk ishin asgjë përveç se një trillimi dhe mashtrimi për sy. Musai ne fillim u frikësua por Allahu e qetësoi dhe e urdhëroi qe ta hidhte shkopin, i cili u shndërrua ne gjarpër te vërtet, qe gëlltiti gjarpërinjtë e fantazuar te tyre, dhe si rezultat, aktoret e këtyre skenave panë te vërtetën dhe kaluan ne anën e Musait, duke u larguar nga magjia dhe nga shpërblimet e faraonit pa asnjë hezitim. Thuhet se atë dite kane qene 30.000 magjistare. Faraoni i kërcënoi por ata nuk ia vunë veshin dhe hynë ne Xhennet, duke mos bere ndonjë vepër me përjashtim te një sexhdeje për Allahun, me te cilën përfunduan veprat e tyre ndërsa Faraoni i vrau qe te gjithë.:

”65. Ata thanë: “O Musa, do të hedhësh ti apo ne po hedhim të parët?”

66. Ai (Musai) tha: “Jo, hidhni ju!” Kur ja, atij iu duk se nga ajo magji e tyre litarët dhe shkopinjtë lëviznin (si gjarpërinj).

67. E Musai ndjeu në vete njëfarë frike.

68. Ne i thamë atij: “Mos kr frikë, është më se e sigurt se ti do të jesh triumfues!”

69. Tani hidhe atë që e ke në dorën tënde të djathtë (shkopin), që t’i gëlltisë ato që i bënë ata, sepse ajo që bënë ata nuk është asgjë tjetër pos mashtrim magjistari, e magjistari nuk do të ketë sukses kudo qoftë.

70. Atëherë (kur shkopi i Musait i gëlltiti) magjistarët u hodhën në sexhde e thanë: “Ne i besuam Zotit të Harunit dhe të Musait!”

71. Ai (faraoni) tha: “A i besuat atij para se t’u japë unë leje? Ai (Musai) është prijës i juaj, i cili ua mësoi magjinë, unë do t’ua pres duart e këmbët tërthorazi e do t’u var në trungujt e hurmave, e atëherë ju do ta kuptoni se cili prej nesh ka dënim më të ashpër e më të vazhdueshëm?”

72. Ata thanë: “Pasha Atë që na krijoi, nuk të japim përparësi ty ndaj argumenteve që na erdhën, e ti bëje atë që mendon ta bësh, dhe mund ta zbatosh vetëm atë që i takon jetës së kësaj bote!”

73. Ne i besuam Zotit tonë që Ai të na i falë gabimet dhe magjinë, me të cilën ti na detyrove. All-llahu është më i miri (në të shpërblyerit) dhe më i përjetshmi (në të dënuar)!”. (Taha, 65-73)

Faraoni nuk u ndal me kaq, ai vazhdoi ta luftonte haptazi Musain dhe pasuesit e tij. Musai vendosi ta lëshonte shtëpinë e Faraonit dhe u nis ne drejtim te detit.

”52. Ne e urdhëruam (përmes shpalljes) Musain: “Të udhëtosh natën me robërit e Mi dhe se ju do të ndiqeni (prej faraonit)”. (Shuara, 52)

Faraoni arsyetonte idenë e tij për mbytjen e Musait me faktin se ai kinse po ua ndërronte fenë e tyre e iu tha:

”26. Faraoni tha: “Më lini mua ta mbys Musain, e ai le ta thërrasë Zotin e vet, pse unë kam frikë se po ua ndryshon fenë tuaj, ose po nxit trazira në vend!”. (Gafir, 26)

Kështu qe, Faraoni iu vu pas me ushtri, qe t’i mbyste dhe t’i qëronte hesapet me ta.

”53. E faraoni dërgoi nëpër qytete për të tubuar njerëz,

54. (Duke u thënë se) Ata janë një grup i vogël (të cilët ikën me Musain).

55. Dhe se me të vërtetë ata na kanë zemëruar (dhe ikën pa lejen tonë).

56. E me të vërtetë, ne duhet të jemi syçelë.

57. Dhe Ne (u mbushëm mendjen e) i nxorëm prej kopshteve e burimeve,

58. Prej pasurisë në depo dhe prej vendbanimeve të bukura.

59. Ja ashtu, Ne ua bëmë atë trashëgim beni israilëve.

60. E ata (të faraonit) i arritën (beni israilët) në kohën e lindjes së diellit”. (Shuara, 53-60 )

Kur Musai iu afrua detit, populli i thane:

”61. Dhe kur u panë dy grupet, shokët e Musait thanë: “Me siguri na zunë!”

62. Ai (Musai) tha: “Kurrsesi, me mua është Zoti im, Ai do të më udhëzojë”.

63. Ndërsa Ne Musait i thamë: “Me shkopin tënd bjeri detit”. Deti u nda dhe çdo pjesë u bë si kodër e madhe”. (Shuara, 61-63)

Musai e goditi detin me shkop dhe ai u nda ne 12-te rruge, siç thotë Allahu:

”77. Ne i kumtuam Musait: “Udhëto natën me robtë e Mi, hapju atyre rrugë të terur në det, e mos ki frikë se do të zënë, a do të fundosesh”. (Taha, 77)

Faraoni i pa këto mrekulli dhe mendoi se edhe ai do te ngadhënjejë por:

64. E Ne i afruam atje të tjerët (ata të faraonit).

65. Dhe Ne e shpëtuam Musain dhe të gjithë ata që ishin me të.

66. Kurse të tjerët i përmbytëm në ujë”. (Shuara, 64-66)

”78. Atyre iu vu prapa faraoni me ushtrinë e vet, po ata pësuan në det ashtu si pësuan.

79. Faraoni e humbi popullin e vet, e nuk e udhëzoi”. (Taha, 78-79)

Faraoni besoi por:

”90. Ne i kapërcyem beni israilët përtej detit, e faraoni dhe ushtria e tij i ndoqi mizorisht dhe armiqësisht derisa e përfshiu atë përmbysja, e ai tha: “Besova se nuk ka zot tjetër pos Atij që i besuan beni israilët, edhe unë jam nga muslimanët! 91. Ti tani beson, ndërsa më parë kundërshtove dhe ishe njëri prej shkatërruesve! 92. Sot po të shpëtojmë ty (po të nxjerrim prej detit) me trupin tënd (të vdekur), që të shërbesh si argument për ata që vijnë pas teje. Vërtet, ekziston një shumicë njerëzish që nuk hulumtojnë argumentet Tona”. (Junus, 90-92)

 

Çka përfitojmë nga ky tregim?

– Migrimi për Allahun dhe braktisja e çdokujt, qe nuk e respekton Allahun,

– Fjala e vërtetë tek sulltani tiran,

– Dialogu me jomusliman me butësi. Kur një besimtar kishte këshilluar njërin nga halifet e muslimanëve, por ishte treguar paksa i ashpër, ai ia kishte kthyer: Ke kujdes! Behu i bute me mua ngase Allahu e urdhëroi një njeri me te mire se ti (Musain) qe te jete i bute dhe transparent me një njeri me te keq se unë (Faraonin).,

– Pranimi i te vërtetës prej kujto qofte,

– Ndihma e Allahut përherë me besimtaret, Allahu e shpëtoi Musain nga deti. Thotë Allahu:

“47. Ne edhe para teje popujve të tyre u dërguam pejgamberë dhe ata u erdhën atyre me argumente të qarta, e kundër atyre që bën krim, Ne ndërmorëm masa ndëshkuese. Obligim Yni ishte të ndihmojmë besimtarët”. (Rrum, 47),

“171. E tashmë fjala (premtimi) e jonë u është dhënë më parë robërve tanë të dërguar,172. Se ata, pa dyshim do të jenë të ndihmuar.173. Dhe se ushtria jonë do të jenë ata ngadhënjyesit”. (Saffat, 171-173),

“7. O besimtarë, nëse ju ndihmoni (fenë) All-llahun, Ai ju ndihmon juve dhe u forcon këmbët tuaja. 8. E atyre që nuk besuan, ata qofshin të përmbysur, Ai atyre ua ka asgjësuar veprat. 9. Këtë për shkak se ata e urrejtën atë që e zbriti All-llahu, prandaj atyre ua zhduk veprat. 10. A nuk udhëtuan ata nëpër tokë e të shohin se si ishte mbarimi i atyre që ishin përpara tyre e që All-llahu ata i rrënoi, e edhe mosbesimtarët (mekas) i pret shembulli i tyre. 11. Këtë ngase All-llahu është mbrojtës i atyre që besuan, kurse për jobesimtarët nuk ka mbrojtje”. (Muhammed, 7-11),

”21. All-llahu ka përcaktuar (shkruar në Levhi Mahfudh): “Unë dhe të dërguarit e Mi patjetër do të ngadhënjejmë!” All-llahu është i fortë, ngadhënjyes”. (Muxhadele, 21),

“51. Ne patjetër do të ndihmojmë të dërguarit tanë në jetën e kësaj bote, edhe ata që besuan, e edhe në ditën e prezentimit të dëshmive”. (Gafir, 51)

? Shumica nuk mund gjithmonë pakicën, e sidomos kur pakica është ne rrugën e vërtet. Thotë Allahu:

”Sa e sa grupe të vogla me dëshirën e All-llahut kanë triumfuar ndaj grupeve të mëdha”! All-llahu është me durimtarët”. (Bekare, 249)

? E vërteta triumfon ndërsa e kota humb:

”81. Dhe thuaj: “Erdhi e vërteta e u zhduk e kota”. Vërtet, e kota gjithnjë ka qenë e zhdukur“. (Isra, 81)

– Tiranët fundin e kane humbje. Thotë Allahu:

“8. Po sikur të kishte dashur All-llahu, do t’i bënte ata (njerëzit) një popull (të një feje), por Ai shtie në mëshirën e vet atë që do (atë që me vullnetin e vet e pranon rrugën e drejtë), e jobesimtarët nuk kanë as mbrojtës, as ndihmës”. (Shura, 8),

“39. Dhe ashtu ai dhe ushtria e tij u sollën në tokë me kryeneçësi ndaj të vërtetës dhe menduan se nuk do të kthehen te Ne. 40. Andaj, Ne e kapëm atë dhe ushtrinë e tij dhe e hodhëm në det e shiko pra se si përfundojnë mizorët”. (Kasas, 39-40),

“178. Të mosmendojnë ata që nuk besuan se afatin që u dhamë Ne atyre të jetojnë, është në dobi të tyre. Ne i lamë të jetojnë vetëm që shtojnë edhe më shumë mëkate, se ata i pret dënim nënçmues”. (Ali Imran, 178),

“183. Mirëpo, atyre u jap afat, se kapja (dënimi) Im është i fortë”. (A’raf, 183),

“55. A mos mendojnë ata se me atë që jemi duke u dhënë atyre nga pasuria dhe fëmijët, 56. Nxitojmë t’ua ofrojmë atyre të mirat? Jo, kurrsesi, por ata nuk janë kah e kuptojnë”. (Mu’minun, 55-56),

“6. A nuk e di ti se ç’bëri Zoti yt me Ad-in?

7. Me banorët e Iremit me ndërtesa të larta?

8. Që si ata (populli Ad) nuk është krijuar askush në tokë!

9. Dhe me Themudin, të cilët shpuan shkëmbinj në luginën (kura),

10. Dhe me faraonin i fortifikuar me tenda (ushtarake)!

11. Të cilët e tepruan me krime në tokë.

12. Dhe në të shtuan shkatërrimin.

13. E All-llahu kundër tyre lëshoi lloj-lloj dënimesh.

14. Pse Zoti yt është që përcjell (u rri në pritë)”. (Fexhr, 6-14),

Ebu Musa el Esh’ariu transmeton se Muhammedi, alejhi’s salatu ve’s selam ka thënë: Allahu do ta afatizoj tiranin por kur ta ndëshkoj nuk e lëshon fare. Pastaj lexoi nga Kur’ani: 102. Ja, kështu është ndëshkimi i Zotit tënd, kur dënon vendet që janë zullumqare. Vërtet, ndëshkimi i Tij është i dhembshëm, e i ashpër (Hud, 102)”. (Muttefekun alejhi)

– Ndalohet pasimi i te këqijve, siç thotë Allahu:

“97. Te faraoni dhe rrethi i tij, e ata iu bindën urdhrit të faraonit, por urdhëri i faraonit nuk ishte mençuri”. (Hud, 97),

“113. Dhe mos anoni kah ata që bënë zullum, e për atë shkak t’ju kapë zjarri, sepse përveç All-llahut nuk keni mbrojtës, e mbeteni të pandihmuar”. (Hud, 113),

– Nga rrënojat, gërmadhat dhe mbeturinat e tiranëve duhet te marrim mësim.

”92. Sot po të shpëtojmë ty (po të nxjerrim prej detit) me trupin tënd (të vdekur), që të shërbesh si argument për ata që vijnë pas teje. Vërtet, ekziston një shumicë njerëzish që nuk hulumtojnë argumentet Tona”. (Junus, 92)

– Durimtaret kane shume te mira. Thotë Allahu:

”137. E atij populli që ishte i nënshtruar i trashëguam lindje e perëndim të tokës, që Ne e bekuam (me të mira), ndërsa për durimin që patën, u plotësua fjala më e mirë (premtimi i vërtetë) e Zotit ndaj beni israilëve; rrënuam atë që bënte faraoni i tij, si dhe atë që kishin ndërtuar ata”. (A’raf, 137),

“5. E Ne duam t’i lartësojmë ata që u shtypën në tokë, t’i bëjmë udhëheqës dhe t’i bëjmë trashëgues. 6. Dhe atyre t’u japim pushtet në tokë, e faraonit, Hamanit dhe ushtrisë së këtyre dyve t’ua tregojmë atë që i ruheshin (ia kishin frikën)”. (Kasas, 5-6)

– Duaja e atyre, qe iu është bërë padrejtësi pranohet, siç thotë Muhammedi, alejhi’s salatu ve’s selam:

”Tri palë njerëzve nuk iu refuzohen duatë: Prijësit te drejte, agjëruesit deri ne iftar, dhe atij, ndërsa duanë e atij, qe i është bere zullum bartet deri ne re, i hapen dyert e qiellit dhe i thotë Allahu i Madhëruar: Pasha Krenarinë Time! Herët a vone do te ndihmoj!”. ( )

Përgatiti: Sedat Gani Islami

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit