-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Dita e 11-të e grevës në arsim

Më të lexuarat

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës të Kosovës ka hyrë në ditën e 11-të të grevës, përmes së cilës kërkojnë ngritjen e gjithë koeficienteve në sektorin e arsimit për së paku 30%.

SBASHK-u përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se këshillat greviste komunale, ai i Universiteteve të Kosovës dhe Këshilli Qendror Grevist kanë analizuar dy javët e grevës së përgjithshme në tërë sektorin e arsimit dhe ka vendosmëri për vazhdimin e grevës deri në përmbushjen e kërkesave.

“Kjo grevë ka treguar unitetin e SBASHK dhe përcjell porosinë e gjithë të punësuarve në sektorin e arsimit, nga çerdhet e deri në Universitete, që të vazhdohet me grevën deri në realizimin e kërkesës së drejtë e legjitime të anëtarësisë për ngritjen e gjithë koeficienteve në sektorin e arsimit për se paku 30% apo për tërheqjen e projektligjit të pagave diskriminues e nënçmues për sektorin e arsimit, me qëllim që ai të punohet rishtazi me kokat e ftohta e me praninë e sindikatave dhe institucioneve. SBASHK këshillon individët që ta ruajnë personalitetin e tyre e të mos provojnë që me lajme të rreme të krijojnë huti mes grevistëve”, thuhet në komunikatë.

SBASHK thekson se u munduan që me lajme të rreme të na nxjerrin se po takohemi fshehtazi me atë apo këtë dhe doli se është gënjeshtër.

“SBASHK-u ishte dhe mbetet i Republikës së Kosovës dhe i gjithë të punësuarve në sektorin e arsimit . SBASHK i tha jo Serbisë dhe mbrojti arsimin shqip në vitet më të vështira. SBASHK-u është i punëtorëve të arsimit në çerdhe, arsimin fillor e të mesëm dhe universitete. SBASHK nuk ka qenë e nuk do të jetë kurrë dorë e zgjatur e individëve a ndonjë subjekti politik. SBASHK –u ka respektuar dhe respekton institucionet e Kosovës, cilat do subjekte politike që i udhëheqin ato sepse SBASHK-u në vitet e vështira të okupimit bëri angazhime sublime që të kemi institucionet tona”, thuhet në njoftim.

Më tej në njoftim thuhet se institucionet duhet të ulen me SBASHK-un dhe të gjejnë zgjidhje për situatën e krijuar.

“Ne ofruam mundësi që kjo të bëhet. Të shtohen koeficientet për të punësuarit në tërë sektorin e arsimit në mënyrë që këta të kenë vend meritor në Ligjin e pagave, të ulet vlera e koeficienteve për të gjithë nga presidenti e deri të punëtorët tekniko-ndihmës në mënyrë që të krijohen kushte që të gjithë të kenë vend meritor në projektligjin e pagave ose nëse asnjë nga këto dy opsione nuk paska mundësi të bëhen, atëherë le të tërhiqet Projektligji i pagave dhe të ulen sindikatat dhe institucionet me koka të ftohta dhe ta punojnë një projektligj të pranuar nga të gjithë. Zgjidhje ka , por vetëm duhet vullnet i institucioneve. Deri atëherë greva do të vazhdojë dhe ky veprim sindikal është legjitim dhe i garantuar edhe me ligjin e grevave dhe Kushtetutën e Kosovës”, njofton SBASHK-u.

Në ditën e 11 të grevës, të hënën, kryetari i SBASHK-ut me anëtarë të Këshillit Qendror Grevist do të gjenden në Gjilan për të vizituar SHFMU “ Ibrahim Uruqi” ne Bresalc, I.P. “Ardhmëria 2”, SHFMU “Selami Hallaqi” dhe Gjimnazin “Zenel Hajdini”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit