8.5 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Dispozitat e sheriatit islam për sëmundjen e aids-it

Më të lexuarat

Sindroma e imuno-mungesës së fituar

I Dërguari (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) thotë: “Kur në një popull përhapet dhe zgjerohet prostucioni (zinaja), deri në atë masë, saqë ajo të bëhet haptazi, në të do të lajmërohen (shfaqen) murtaja dhe sëmundje të cilat nuk kanë ekzistuar në mesin e paraardhësve që kanë jetuar para tyre.” ( Transmeton Hakimi, Ibn Maxhe dhe Bezari)

Me të vërtet shëndeti dhe sëmundja janë dy gjendje të cilat e godasin njeriun, njeriu mund të jetë në gjendje të mirë, nëse është në atë gjendje, siç e ka krijuar Allahu, subhanehu ue tela, me trupin dhe shpirtin e tij, e nëse robërit (njerëzimi) dalin nga gjendja e natyrshmërisë në të cilën i ka krijuar Allahu, subhanehu ue teala, sëmuret trupi dhe shpirti i tij dhe ka nevojë për shërim, që të shërohet nga ajo që është sëmurë.

Aids, (Sida) është një sëmundje bashkëkohore (që nuk ka ekziztuar më parë) që është shfaqur si shkak i një virusi që njihet si virus i ashtuquajtur  Sindroma e imuno-mungesës së fituar.

Fjala Aids (Sida) është term që është formuar duke marrë nga shkronjat e para  të çdo fjale, me të cilat emërtohet kjo sëmundje në gjuhën angleze, (Acquired Immune Deficiency Syndrom) që do të thotë: sindromet e imuno- mungesës së fituar, ngaqë njeriu i cili është i infektuar nga kjo sëmundje, sëmuret për shkak të mangësisë së imunitetit d.m.th: mungesa e madhe në elementet e imunitetit, nga ajo rezulton dobësimi i konfrontimit të të gjitha llojeve të mikrobeve.

Sida shfaqet me një numër të caktuar simtomash, shfaqja e të cilave tregon se i sëmuri rënkon nga mungesa e imunitetit. Meqenëse mungesa e imunitetit mund të jetë trashëguese, është shtuar fjala: e fituar me të cilën nënkuptohet dallimi ndërmjet dy llojeve të imunitetit.

Përfundimisht do të dëshironim të theksonim në përkufizimin e kësaj sëmundjeje se të sëmurët nga sida kanë gëzuar më parë shëndet të plotë dhe se shumica e të sëmurëve kanë qenë meshkuj që janë sëmurë në periudhën e rinisë 20-35 vjeçare dhe të cilët kanë qenë të dhënë pas seksit të shfrenuar” (El emradul xhinsije, Dr. Muhamed Ali el Barr).

Sëmundja Aids, (Sida) tani është  problem botëror e cila paraqet një rrezik për njerëzimin, ndoshta njerëzimi nuk është ballafaquar gjatë gjithë historisë me rrezikun e epidemisë së njohur me emrin Aids, (Sida). Ai shkatërron sistemin e imunitetit tek njeriu dhe nuk ka deri sot ilaçe (barëra) që e shëron këtë sëmunje në tërësi, edhe pse kjo sëmundje përhapet shpejt, në botë me një shpejtësi  befasuese. Kjo është si vërshima e furishme, që vërshon (shkatërron) vendet  dhe gjallesat, pa pasur mundësi që ta ndalojë ose ta  përballojë, ndonjë pengesë.

Ka tërhequr vëmendjen e opinionit në botë në vitin 1981 ku  numri i të infektuarve në fillim me këtë sëmundje ka qenë me dhjetra, e sot tani numri arrin me dhjetra miliona.

Sida, paraqet frikë të re nga e cila tmerrohet civilizimi i shek. XX. Termi AIDS është bërë sinonim për murtajën, e cila u shfaq në shek XVII dhe në disa shekuj përpara tij, kur murtaja rrëmbente jetërat e dhjetra miliona njerëzish.

Rreziku  i sëmundjes shtohet nga ana epidemike, ngaqë të infektuarit nuk i paraqiten sinptomat në shkallën e parë, por i infektuari në fillim është i shëndoshë e i fortë dhe me gjithë atë ai është seriozisht me sëmundje dhe bartës i saj.  Kjo gjendje mund të zgjasë  shumë vite dhe pamja e këtij personi dinak bën që të tjerët të bashkëpunojnë me të pa pasur  kujdes, e kjo e bën të lehtë përhapjen e epidemisë dhe bartjen e saj tek të shëndoshët.

Rrugët me cilat bartet kjo sëmundje e Aids-it sipas hulumtimeve shkencore është se virusi i sidës gjendet në të gjitha  lëngjet e trupit tek i sëmuri: në gjak, spermë, lëngun vaginal, në qumshtin e nënës, të vjedhurit, urinën, jargët dhe në lotë.

Ndërsa rrugët e bartjes së infektimit janë:

1.      Marrdhëniet seksuale.

2.      Infektimi prej nënës te foshnja .

3.      Mbarsja artificiale.

4.      Injeksionet e infektuara.

5.      Transfuzioni i gjakut ose i përbërsve të tij.

6.      Fëmijët e të sëmurëve nga sida.

7.      Sekretimi i pështymës dhe i lotëve.

 

Dispozitat e Sheriati që kanë lidhje me këtë sëmundje janë siç vijon:

 

Një: Të ndalohet i infektuari me këtë sëmundje nga martesa.

Obligohet i infektuari me sëmundjen e Aids-it, (Sida-s) që të ndalohet  nga martesa,  sepse marrdhëniet seksuale janë shkaku kryesor në përhapjen e kësaj sëmundje. Sipas statistikave botërore që janë paraqitur, ka dalë se marrdhëniet seksuale janë përgjegjëse për përhapjen e kësaj sëmundje me një përqindje më të madhe se 90%.

Dhe nga kjo nënkuptohet se i sëmuri  i cili është i infektuar me këtë sëmundje obligohet që mos ta  mashtrojë  askënd, në mënyrë që mos të infektohet askush për shkak të tij.

Dy: Nëse dikush dëshiron të martohet me atë që ka këtë sëmundje me dijen, dëshirën dhe zgjedhjen e tij, po në të njëjtën kohë  edhe ai është i infektuar me të njejtën sëmundje këtu nuk qëndron problemi (d.m.th.se martesa është e ndaluar).

E nëse është i shëndoshë nuk i lejohet atij që të kërkojë martesë nga ajo që është e sëmurë me këtë sëmundje, e as të bie dakord me një martesë të tillë (kjo është edhe  anasjelltas për gruan) .

– Nuk i lejohet kryefamiljarit që ta martojë vajzën me atë që është i sëmurë me Aids (Sida) edhe në qoftëse ajo pranon, po ashtu dhe burrit nuk i lejohet që ta martojë një femër që është e sëmurë me këtë sëmundje, ngaqë në të ka dëm dhe rrezik që e dinë çdo i mençur.

Tre: Nëse janë martuar një çift, pastaj kanë zbuluar se njëri prej tyre (bashkëshortëve) është i sëmurë me këtë sëmundje, shumica e dijetarëve  janë të mendimit se obligohen të dytë që ta prishin aktin e kurorëzimit.

Ibn Kajimi (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: “Çdo mangësi që e bën njërin nga bashkëshortët që të largohet nga ajo mangësi dhe nuk arrin me të qëllimi i martesës  me mëshirë dhe dashuri, obligohet lirizgjedhja ( qëndrimi ose ndarja nga njëri- tjetri) .”

Aids, (Sida) është shkak që duhet të largohet njeriu nga ajo dhe e dëmshme,  për  këtë është i  detyrueshëm prishja e aktit të  kurorëzimit (martesës), për shkak të kësaj mangësie.

Ka transmetuar imam Buhariu (Allahu e mëshiroftë!), në koleksionin e tij të saktë se Pejgamberi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Ruaju nga lebroza, sikurse ikën nga luani.” Si mundet burri që ta zbatojë këtë urdhëresë profetike, që të qëndrojë me gruan e tij, e ai  ka zbuluar se ajo është e sëmurë  me sëmundjen e aids-it (Sidës).

Katër:  I lejohet bashkëshortit, i cili nuk e ka këtë sëmundje, që mos të bëjë marrdhënie seksuale, ngaqë lidhja seksuale është rruga kryesore për bartjen e këtij virusi.

Pesë: Gruaja që është e sëmurë me këtë sëmundje Aids-in duhet  t’i largohet shtatëzanisë dhe lindjes dhe të marrë masa dhe mjete të cilat e ndalojnë shtatëzaninë.

Gjashtë: Nëse foshnja lind i shëndoshë dhe nuk e ka këtë sëmundje, nuk lejohet që nëna ta ushqejë nga gjiri foshnjen e saj. Kushtëzohet  për gjidhënësen, siç kanë thënë fukahatë (dijetarët e jurispudencës islame), që mos të ketë hendikep (defekt) të dëmshëm  që frigësohet nga ajo për foshnjen e saj.

Me të vërtetë ambienti islam që i detyron bijtë dhe bijat që të jenë të ndershëm, nuk ka mundësi që sëmundjet gjenitale të përhapen në atë ambient, e për shkak që të ndërtohet ambienti islam i zhveshur nga këto smundje, Islami ka ndaluar të këqijat e turpshme të hapta ose të fshehtat. Allahu (subhanehu ue teala)në Librin e Tij thotë: “Thuaj! Zoti im i ndaloi të këqijat e turpshme, le të jenë të hapta ose të fshehta.” Araf, 33.

O Zot! Na largo të këqijat e turpshme, ato të haptat e të fshehtat, na shëro trupat, të dëgjuarit, të shikuarit tanë! O Zot! Të lutem ty për shëndet, shërim, mbrojtje dhe krenari, o përgjegjës i lutjeve!

 

Përgatiti: Dr. Abdurahman bin Abdullah el Sened

Ligjërues në Institutin e Lartë për çështje ligjore të sheriatit

në “Universitetin Imam” në Rijad.

Përktheu: Rashid Zylfiu

18.04.2006

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit