3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Dispozita e dhënies së zekatit për motrën dhe babain

Më të lexuarat

Dispozita e dhënies së zekatit për motrën dhe babain

Pyetje: A lejohet që ti jap motres sime zekatin nga pasuria ime duke ditur se ajo nuk ka të ardhura të tjera përveç pensionit të babait që ka vdekur?

Përgjigje: Nëse motra jeton e pavarur dhe e vetme në shtëpinë e saj dhe pranë saj nuk gjendet dikush që të kujdeset për të, atëherë lejohet që t’ia japësh zekatin asaj. Por nëse ajo banon në të njëjtën shtëpi me ty dhe ti shpenzon për të, atëherë mos ia jep zekatin, sepse ajo është e lidhur me shpenzimin që ti bën për të. Nëse ti shpenzon për të nga pasuria jote dhe ia jep zekatin dikujt tjetër, kjo është më e mirë dhe më e sigurtë nëse ke mundësi që ta bësh diçka të tillë.

Pyetje: A lejohet që t’i jap vellait një pjesë të zekatit, prej zekatit të pasurisë, duke ditur se ai është nëpunës, por të ardhurat nuk i mjaftojnë për të mbajtur familjen. Allahu jua shpërbleftë.

 

Përgjigje: Nuk ka asnjë të keqe nëse vëllai, xhaxhi apo daja janë të varfër dhe rrogën e kanë të vogël aq sa nuk u mjafton për të përmbushur nevojat e veta, pra nuk ka asnjë problem që tu japësh nga zekati. Ndërsa përsa i përket babait, nënës dhe fëmijëve nuk u jepet nga zekati, por u jepet nga pasuria që nuk është zekat. Nëse vëlla është i dobët ekonomikisht dhe i varfër, po ashtu edhe daja, xhaxhai apo djali i xhaxhait apo të afërm të tjerë të ngjashëm me ta, dhënia nga zekati për ta është sadeka dhe forcim i lidhjeve faresfisnore njëkohësisht. Atyre u jepet nga zekati dhe për këtë ka dy shpërblime; një për zekatin dhe një tjetër për ruajtjen e marëdhënieve farefisnore.

Pyetje: A lejohet zekati për të afërmit siç është vajza dhe motra, xhaxhai dhe halla? Babai i jep çdo vit zekat vajzave, vellezërve dhe motrave të veta dhe kam dëgjuar dikë të thotë se zekati nuk u jepet vajzave sepse ato do të trashëgojnë babain e tyre pas vdekjes, duke ditur se motra e mia janë të martuara dhe disa prej tyre e kanë të shoqin në gjendje jo të mirë financiare?

Përgjigje: Të afërmit janë disa kategori. Nëse i afërmi është nga degët, siç janë fëmijët dhe fëmijët e djemve dhe të vajzave, si dhe vetë vajzat, nuk u jepet nga zekati. Ky është qëndrimi i njerëzve të dijes, por shpenzimet e tyre i merr përsipër babai i tyre. Nëse janë të varfër shpenzon për ta nga pasuria e tij. Po kështu edhe baballarët, gjyshërit, nënat e tj. Të gjithëve nuk u jepet nga zekati. Ndërsa pjesa tjetër e të afëmëve siç janë vëllezërit, xhajallarët, fëmijët e xhajallarëve, fëmijët e dajës dhe fëmijët e tezës etj. u jepet nga zekati nëse janë të varfër ose borxhlinj që nuk i shlyejnë dot borxhet e tyre, duke u nisur nga thënia e Allahut të Lartësuar: “Sadekatë janë për fukarenjtë, të vobektit, për ata që mbledhin (zekatin), për të fituar zemrat, për të liruar skllevërit, për borxhlinjtë dhe pë rata që kanë mbetur rrugës.”

Në këtë rast zekati konsiderohet edhe sadeka, edhe forcim i lidhjes farefisnore, siç thotë Profeti a.s.: “Sadekaja për të afëmit është sadeka dhe lidhje.”

Përsa i përket baballarëve, gjyshërve, nënave dhe pasardhësve, ata nuk janë prej kategorisë që përfiton nga zekati dhe nuk u jepet, sepse ata janë e njëjta gjë: fëmijët janë pjesë e tij, ai është pjesë e babait dhe nënës së vet, prandaj është detyrë që ai të shpenzojë për ta nga pasuria e vet dhe nga zekati nëse janë të varfër.

Këshilli i përheshëm i kërkimeve shkencore dhe fetvave në Arabinë Saudite

http://www.alifta.net/Fatawa/fatawaChapters.aspx?languagename=ar&View=Page&PageID=4385&PageNo=1&BookID=5&TopFatawa=true

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit