-1.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Diskriminimi nacional në Maqedoni

Më të lexuarat

Organizata Amnesty International në raportin e vitit 2012 për të drejtat e njeriut përmban një varg kritikash për Maqedoninë.

Në raportin e siguruar nga agjencia INA në veçanti përmendet se është përkeqësuar respektimi i të drejtave të njeriut, se qeveria ka cunguar lirinë e medias dhe ka pasuar përkeqësim të marrëdhënieve ndëretnike përmes projekteve qeveritare si Shkupi 2014.

Por nga ana tjetër, një sfidë për Maqedoninë nënvizohet në raport mbyllja e rasteve për krime lufte të vitit 2001 të kthyera nga Tribunali i Hagës, që ngarkonin edhe ish-UÇK-në.

Në hyrjen e raportit të Amnesty International theksohet se 10 vite pas konfliktit të armatosur të vitit 2001, ndjekjet penale për krime lufte që ishin kthyer nga Tribunali i Hagës janë anuluar në Maqedoni.

“Zgjedhjet në Maqedoni u shpallën qershorin e vitit të kaluar pas një bojkoti parlamentar nga partitë e opozitës. VMRO-DPMNE rifitoi pushtetin në një koalicion me BDI të shqiptarëve. BDI u bashkua me koalicionin me disa kushte, duke përfshirë edhe një amnisti për raste të krimeve të luftës”, thekson Amnesty International.

Ndërtimi i Kishës në Kala dhe Regjistrimi

Sipas raportit në vijim, ndërtimi i monumenteve nacionaliste pa keqësuar tensionet ndër-etnike.

“Në shkurt, shqiptarët etnik, duke përfshirë zyrtarë të BDI, u përpoqën të ndalonin ndërtimin e një muzeu në formë kishe brenda Kalasë së Shkupit, ku tetë veta u plagosën. Në tetor, regjistrimi i popullsisë u anulua menjëherë pas kishte filluar, për shkak të mospajtimit mbi përfshirjen e shqiptarëve etnikë, të cilët kishin jetuar jashtë Maqedonisë për më shumë se një vit. Komisioni Evropian në tetor përsëri rekomandoi që bisedimet për anëtarësim në BE duhet të fillojnë, por Këshilli i Ministrave të BE përsëri ka shtyer fillimin e bisedimeve, pjesërisht për shkak të mosmarrëveshjeve të vazhdueshme me Greqinë rreth emrit të vendit”.

Keqtrajtimet policore

Mosndëshkimi i keqtrajtimeve policore ka vazhduar në Maqedoni. Prokurorët kanë dështuar në mënyrë efektive për të hetuar akuzat. Raportet e keqtrajtimit nga ana e njësisë policore “Alfa” vazhdojnë. I riu maqedonas Martin Neskovski u rrah rëndë në 6 qershor gjatë kremtimeve paszgjedhore në Shkup, dhe vdiq nga demtimet në kokë. Igor Spasov, një anëtar i njësitit policor “Tigrat” u arrestua si personi përgjegjës për vdekjen e të riut maqedonas, edhe pse ai nuk ka pranuar aktin e kryer. Në Shkup u mbajtën protesta publike për vonesën e hetimeve dhe se procedura gjyqësore për rastin u hap në nëntor të vitit të kaluar dhe akoma nuk ka një epilog gjyqësor.

AI përmend edhe rastin e ndalimit të shtetasit gjerman me origjinë libiane Khaled el – Masri, i cili ka nisur një procedurë ankese në Gjykatën Evropiane e të Drejtave të Njeriut kundër Maqedonisë, në lidhje me rolin e Maqedonisë në rrëmbimin e tij, ndalimit të paligjshëm dhe keqtrajtimit për 23 ditë në Shkup në vitin 2003.

Kufizimi i skajshëm i lirisë së mediave

Liria e shprehjes së gazetarëve dhe punëtorëve të pavarur të mediave ishte kufizuar gjithnjë e më shumë nga ndërhyrjet e qeverisë, duke filluar nga frikësimi i drejtpërdrejtë dhe kontrollimi përmes kompanive të reklamave.

Deri në tetor, mbi 105 raste për shpifje janë ngritur kundër gazetarëve, shumica nga ana e zyrtarëve qeveritarë. Në raportin e Amnesty shpjegohet edhe rasti i mbylljes së televizionit A1 dhe gazetave të kësaj kompanie, ndërsa nënvizohet edhe arrestimi i pronarit dhe punonjësve të tjerë. Sipas kësaj organizate, gjykimi i këtij rasti ishte tejet i politizuar dhe ka pasur shqetësime për kohëzgjatjen e paraburgimit.

Qeveria përmes ndryshimeve të Ligjit për veprimtari radiodifuzive ka rritur kontrollin mbi mediat elektronike.

Në tetor, filluan bisedimet mes qeverisë dhe gazetarëve, me ç`rast u kërkua dekriminalizimi i shpifjes.

Marrëveshja e Ohrit dhe diskriminimi

Në pjesën e diskriminimit theksohet vazhdimësia e pranisë së diskriminimit etnik, gjinor dhe rajonal.

Raporti i Amnesty International nëvizon se vazhdoi zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit të vitit 2001, por edhe ka vazhduar adresimi i diskriminimit kundër shqiptarëve. Decentralizimi i kompetencave tek komunat ka përparuar ngadalë dhe Ligji mbi Gjuhët ishte zbatuar pjesërisht. Ndarja etnike e Shqiptarëve në arsim ka vazhduar. Në të njejtën kohë janë shprehur kritika edhe lidhur me gjendjen e komunitetit rom si komunitet i diskriminuar.

Raporti përmban formimin e Komisionit për mbrojtjen kundër diskriminimit, por përbërja e komisionit është kritikuar nga OJQ-të për shkak të anëtarëve të zgjedhur disa prej tyre, tre veta, punonjës të shtetit. Tek ligji antidiskriminim gjithashtu janë shprehur kritika, ku thuhet se mungojnë dispozitat për mbrojtjen e lezbikeve, homoseksualëve, njerëzve biseksualë dhe transeksualë, etj./koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit