Autoritetet kineze kanë dënuar një avokate të paralizuar dhe bashkëshortin e saj, të cilët janë arrestuar para një viti.
Avokatja Ni Yulan është dënuar me 2 vjet e 8 muaj burgim, kurse bashkëshorti Dong Jiqin me 2 vjet. Çifti njihet për ofrimin e asistencës ligjore për personat, të cilëve qeveria ua kishte sekuestruar shtëpitë. Çifti u burgos për herë të parë në prillin e kaluar kur autoritetet rrethuan një grup aktivistësh, të cilët përmes internetit kishin bërë thirrje për protesta të ngjashme me ato që përfshinë botën arabe. Gjyqi ishte zhvilluar në dhjetor të vitit 2011, kurse seancat u mbajtën me dyer të mbyllura dhe nuk u lejua prania e gazetarëve dhe e diplomatëve të huaj. (Në foto avokati i disidentëve të dënuar kinezë)/koha/kohaislame