Dyshekët janë një nga gjërat më të rëndësishme që do të keni ndonjëherë, sepse ato kontribuojnë në cilësinë e gjumit tuaj. E megjithatë, pse nuk i pastrojmë kurrë ato kur i përdorim çdo ditë?
Shumë njerëz djersiten teksa flenë. Është krejtësisht e natyrshme, por me kalimin e kohës mund të lënë tek dysheku aroma jo të këndshme. Na duhet të luftojmë shpesh me pluhurin dhe bakteret e panumërta. Grimcat e pluhurit besohet të shkaktojnë reaksione alergjike dhe astmë në 10 për qind të popullsisë. Kujdesi për dyshekët është shumë më i lehtë nga sa mund të mendoni.
Ajo që ju nevojitet është një sodë buke. Vetëm një kujdes i vogël është i mjaftueshëm për të mbajtur një dyshek të shëndetshëm dhe jetëgjatë.
Hapat për pastrimin e dyshekut:
Hapi i parë është të kërkoni ndihmë për të ndryshuar pozicionin e dyshekut. Pra kokën e dyshekut ta vendosni në anën e kundërt.
Kalojeni fshesën e korentit nëpër të gjithë sipërfaqen e dyshekut. Përqendrohuni shumë tek cepat e dyshekut dhe kanalet e saj.
Me anë të një ene të dhembëzuar, spërkatni dyshekun tuaj me sodë.
Më pas përsëri, thithni grimcat e sodës me një fshesë korenti ( mundësisht një fshesë korenti me kokë të vogël).
Asnjëherë mos e pastroni dyshekun me leckë dhe ujë, duke i ushtruar forcë. Kjo do ta dëmtonte atë. Uji mund të depërtojë brenda shtresave të dyshekut dhe është tepër i vështirë për tu përthithur. Lagështia do të bëhej burim papastërtish.
Këshillohet gjithashtu që:
Të mos hani sipër dyshekut
Të hiqni këpucët para se të shtriheni në të