11 persona u plagosën si rezultat i të shtënave me armë zjarri që ndodhën natën e së hënës në qendër të Uashingtonit.
Sipas të dhënave të policisë, kriminelët ndodheshin në dy makina, nga të cilat rreth orës 02:45 sipas kohës lokale, hapën zjarr mbi një grup njerëzish në New York Avenue.
Të plagosurit u hospitalizuan. Motivet e krimit mbeten ende të panjohura. Sipas versionit të policisë, grindja mes dy shoqërive mund të ketë lindur në ambjentet e një klubi nate, që ndodhej aty pranë dhe që u mbyll vetëm 15 minuta para incidentit.