0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Disa shenja të qarta të një jete të suksesshme, që nuk kanë të bëjnë fare me paratë apo famën

Më të lexuarat

Nëse nuk bën kujdes, mund të përfundosh duke ndjekur objektivat e gabuara, për arsyet e gabuara. Shpesh herë objektivat e njerëzve shoqërohen me fitimin e parave apo arritjen enjë niveli të lartë statusi. Ndërkohë që nuk ka asgjë të gabuar të duash të mësipërmet, duke i ndjekur ato mund të humbasësh. Nëse paraja dhe fama nuk do të ishin pjesë e ekuacionit, si do e përcaktoje suksesin?

Keqkuptimi më i madh që njerëzit kanë për suksesin

Kur shihni dikë tejet të suksesshëm, ju e shihni suksesin e tyre për nga shpërblimet që marrin. Mund të besoni madje që janë të babëzitur apo egoistë. Por shpesh herë, pasuria dhe statusi i tyre kanë ardhur duke punuar me diçka që ka patur tepër rëndësi për ta.

Marrim si shembull Bill Gatesin. Shumë njerëzve nuk u pëlqen sepse është shumë i pasur, por a mendoni se qëllimi i tij kryesor në krijimin e Microsoftit ishte që të bëhej i pasur? Jo. Ai i dashuronte kompjuterët dhe të ndërtonte gjëra.

Steve Jobs është një tjetër shembull i dobishëm. Jobs u bë shumë i pasur dhe i famshëm nga themelimi i Apple, por objektivi i tij nuk ishte kurrë që të pasurohej, por të realizonte një produkt të klasit botëror. Dashuria për projektin vinte e para. Paraja dhe fama të dytat.

Sigurisht, ka njerëz, objektivi parësor i të cilëve është që të bëhen të pasur, por në fund, këta përfundojnë të mjerë.

Ja disa shenja të qarta suksesi, që nuk kanë fare të bëjnë me paratë apo famën.

Ti i jep fund

Suksesi ndodh kut ti i jep fund një jete ku përpiqesh të kënaqësh të gjithë ata që ke rrotull. Suksesi ndodh kur i jep fund një jete ku dëgjon zhurmën e botës, dhe nis të dëgjosh atë që është e rëndësishme për ty. Suksesi ndodh kur ti pushn së menduari që realiteti është çdo gjë, veç asaj që ti e do të jetë. Mjaft e pe botën me idetë e paramenduara që të kanë mësuar teksa rriteshe. Jepi fund të qënit “realist”. Jepi fund shqetësimit dhe fillo të jetosh.

Përpiqesh të bësh gjëra me rezultate të pasigurtë

Të gjithë njerëzit më të suksesshëm në botë janë përpjekur të bëjnë diçka që e ka të pasigurtë rezultatin. Edhe nëse gjërat nuk shkojnë sipas mënyrës tënde, do të marrësh një mësim të vyer – nuk është fundi i botës. Mund të përpiqesh sërish. Suksesi dhe dështimi janë të ndërlidhur mes tyre. Gjej dikë që ka arritur suksesin, dhe do të shohësh një seri dështimesh rrugës së tij.

Je i sjellshëm

Një prej librave më të suksesshëm të të gjitha kohërave, “Si të fitosh miq dhe të influencosh njerëzit”, ofron këto këshilla të thjeshta për të qenë të suksesshëm.

  • Buzëqesh.
  • Ji i sjellshëm.
  • Vlerësoji të tjerët për punën e mirë.
  • Mos debato me njerëzit.

Eshtë e habitshme se sa shumë njerëz nuk kanë sjellje të mirë. Ti shpërblehesh kur i trajton njerëzit në mënyrën e duhur. Çdo njeri që ti takon është njeriu më i rëndësishëm në botë, në sytë e tyre – njerëzit e suksesshëm dinë t’i trajtojnë si të tillë.

Ke shumë momente ku e humbet vetveten

Një jetë e jetuar mirë ka shumë momente në gjendje rrjedhjeje. Mendo pak në të kaluarën kur e ke humbur veten disa orë në përpjekjen për të bërë diçka – kjo është rrjedha. Misioni yt është të gjesh punë që të lejon ta përjetosh atë ndjesi, sa më shumë që të jetë e mundur. Vlera e angazhimit e kapërcen vlerën e parasë. Kërko punë në të cilën ti humbet i tëri.

Dikush të ka falënderuar për atë që ke bërë

A të ka falënderuar ndokush për punën tënde? Ky është suksesi. Pavarësisht sa shumë e do suksesin për veten tënde, nuk do ta kesh kurrë, sa kohë që nuk gjen një mënyrë për të ofruar vlerë për njerëzit e tjerë. Biznesi yt nuk është për ty – është për klientin tënd. Puna jote krijuese nuk është për ty – është për të prekur të tjerët. Çdo herë që dikush lë një koment të këndshëm ose dërgon një mesazh falënderues, të jep më shumë motivim që të vazhdosh të krijosh. Gjej suksesin duke dhënë.

Ke nxehur dikë

Sepse ke besuar në diçka. Sepse ke një opinion me të cilin të tjerët mund të mos bien dakord. Sepse ke patur guximin që të thuash atë që të gjithë kemi frikë të themi. Njerëzit e suksesshëm nuk kërkojnë të ruajnë status quonë. Kur ata shohin se sistemi është prishur, ata kërkojnë mënyra për ta ndryshuar dhe të gjejnë njerëz që mendojnë njësoj, për t’i ndihmuar.

Bën gjëra që të ngazëllejnë

Jetët e shumicës së njerëzve nuk janë domosdoshmërisht të këqia, por ata janë tejet të mërzitshëm. Prandaj kanë nevojë për dëfrim konstant përmes televizionit. Ti nuk je i suksesshëm nëse këmben rehatinë me ngazëllimin, një punë me pagë të mirë dhe shpërblime, me një vokacion, një ekzistencë monotone, me një jetë të mbushur me përvoja të pasura. Njerëzit e suksesshëm koleksionojnë kujtime, jo kartëmonedha.

Ke jetuar një jetë që i përmbushi pritshmëritë

Kjo është lumturia – e vetmja gjë që duhet të bësh për të qenë i suksesshëm është të jetosh sipas standarteve të tua. Jo standarteve të shoqërisë. Jo standarteve të miqve dhe familjarëve. Endrra jote nuk është e thënë të jetë për para dhe status – të nevojitet vetëm të bësh atë që të shijon dhe të përballosh aventurat që kërkon. Nëse ëndrra jote është të jesh kuzhinier i klasit botëror, atëherë gatuaj papushim. Nëse ëndrra jote është që të jesh shkrimtar, atëherë shkruaj. Nëse ëndrra jote është të rrisësh familjen dhe këtë ti e bën mirë, atëherë je i suksesshëm.

Paraja dhe statusi janë gjëra të mira, por duhen parë gjithmonë si nënprodukte të një jete me kuptim./huffpost

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit