1.6 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Disa sëmundje mund të zbulohen nga era e gojës

Më të lexuarat

Mund të jeni të sëmurë dhe të mos e dini fare, por nëse vëreni një erë të çuditshme nga goja, atëherë me organizmin tuaj diçka nuk është në rregull. Trupi prodhon aroma vërtet të përbëra, ndërsa disa prej tyre janë tepër intensive për hundën e njeriut.
Kur sëmundja sulmon dhe ndryshon metabolizmin qelizor, në frymënxjerrje, urinë dhe djersë arrijnë shumë substanca kimike, të cilat shpërndahen shumë lehtë.
Laboratorët eksperimentalë anekënd botës tentojnë të zbulojnë mënyra për shfrytëzimin e sensorëve të gazrave në diagnostikim. Deri më tani kanë arritur të kuptojnë se si të zbulojnë disa sëmundje me anë të erës së gojës, simptoma të cilat është shumë me rëndësi të zbulohen sa më herët.
Nga kanceri i mushkërive sot njerëzit sëmuren gjithnjë e më shumë dhe vështirë e luftojnë atë. Ndërsa nëse zbulohet në fazë të hershme, ekziston mundësi më e madhe për shërim. Shkencëtarët kanë ardhur në përfundim se era e këtyre të sëmurëve është e ngjashme me atë të amoniakut ose peshkut, ndërsa arsyeja për këtë është substanca metilhidrazin.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit