Bizneset në Kosovë që merren me masazh janë në hall. Atyre po u bëhen edhe pyetje tjera rreth shërbimeve që ofrojnë legalisht. Ka nga ata që edhe përfituan.
Fizioterapeutja Albina Fazliu po ndihet e tmerruar që përveç masazhit në qendrën ku punon po i kërkohen edhe shërbime tjera.
“Habitna se thojnë a ka diçka ma shumë, e kur i veti çka më shumë, thojnë: po naj femër”, tha ajo për Klan Kosova.
Por ky fenomen i masazheve të quajtura ‘Happy End’ e që nënkupton kënaqësinë seksuale të klientit po e shqetëson edhe fizioteraputen Kamela Muqollari që nga Shqipëria është angazhuar me punë këtu.
“Ne nuk i ofrojmë këto shërbime”, tha ajo.
E shërbimet shtesë në llogarinë e një masazhe profesionale ofrohen në Kosovë dhe kjo është arsyeja që ka kërkesa.
Këtë e pranojnë qytetarët që kanë përfituar nga këto.
Klan Kosova tentoi të mësoi se nën mbikëqyrjen e kujt janë këto qendra masazhi por as Ministria e Shëndetësisë e as ajo e Tregtisë nuk pranojnë të kenë kompetenca për mbikëqyrjen e funksionimit të këtyre qendrave.
Ministria e Tregtisë vetëm konfirmon se regjistron si biznese. /KlanKosova/