8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Disa organizata në Afrikën e Jugut bëjnë thirrje për arrestimin Sisit

Më të lexuarat

“Vizita e Sisit në Afrikën Jugore është një mundësi që të nxirret para drejtësisë dhe të gjykohet”.
 Disa shoqata që veprojnë në fushën e drejtësisë dhe organizata të medias në Afrikën Jugore, kanë kërkuar arrestimin e Presidentit egjiptian, Abdulfettah es-Sisi, i ardhur në pushtet me grusht shteti, i cili do të qëndrojë në Johannesburg për të marrë pjesë në Samitin e 25-të të Bashkimit Afrikan, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Anëtari i Shoqatës së Juristëve Muslimanë të Afrikës së Jugut, Yousha Tayoub, në një deklaratë për gazetarin e Anadolu Agency (AA), ka pohuar se si shoqatë ata i kanë propozuar institucioneve përkatëse të vendit që Sisi të arrestohet sapo të mbërrijë në Johannesburg.
 
Tayoub, i cili ka mbrojtur idenë se ata kanë prova se Sisi ka kryer krime lufte dhe krime kundër njerëzimit tha se: “Vizita e Sisit në Afrikën Jugore është një mundësi që të nxirret para drejtësisë dhe të gjykohet”.
 
Edhe zëdhënësi i Bashkësisë së Medias në Afrikën e Jugut, Ibrahim Favda ka theksuar se ata dëshirojnë arrestimin e Sisit sapo ai të mbërrijë në vend.
 
Favda i cili thekson se duhet të nisë një procedurë ligjore ndaj Sisit për shkak të krimeve të kryera në Egjipt, ai u shpreh se praktikat shtypëse dhe arbitrare që Sisi ka zbatuar ndaj popullit të tij nga 2013 e deri tani  janë dënuar ashpër nga institucionet ndërkombëtare.kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit