0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Disa këshilla si t’i mësosh fëmijeve Islamin

Më të lexuarat

1- Mesoja femijes tend shehadetin (deshmine e besimit) dhe ate qe permban kjo deshmi prej pohimit dhe mohimit (se nuk ka Zot tjeter qe meriton te adhurohet me te drejte perveç Allahut).

2- Mesoja atij qellimin per te cilin jemi krijuar, sic thote Allahu ne Kuran: “Nuk i krijova xhinet dhe njerezit per tjeter pos qe te me adhurojne.” Dharijat: 56.

3- Beje qe Allahun ta doje me se shumti, ngase Ai eshte i Cili na ka krijuar, furnizuar,ushqyer, mbuluar dhe na ka bere prej besimtareve.

4- Terhiqja verejtjen qe te mos beje ndonje pune te keqe kur eshte i vetmuar,sepse Allahu e sheh ate sido qe te jete.

5- Shpeshto permendjen e shprehjeve ne te cilat permendet emri i Allahut, si te thenet “Bismilah”(ne ushqim, ngrenie, hyrje dhe dalje nga shtepia, etj), “Elhamdulilah”(kur perfundon ushqimin), “SubhanAllah”(kur çuditet nga diçka) dhe disa shprehje te tjera te ngjashme me to.

6- Beje femijen tend qe ta doje Pejgamberin fisnik (salAllahu alejhi ue sel-lem) duke i mesuar atij disa cilesi te Pejgamberit dhe duke lexuar ndonje tregim prej historise se tij para femijes tend. Dergo salavat mbi te sa here qe permendet ai.

7- Mbill ne mendjen e tij besimin ne percaktimin (kadane dhe kaderin), se ajo qe deshiron Allahu behet dhe ajo qe nuk deshiron Ai nuk mund te ndodhe.

8- Mesoja femijes tend gjashte shtyllat e besimit.

9- Beji atij disa pyetje qe kane te bejne me bazat e besimit, si:
-Kush eshte Zoti yt?
-Kush eshte i Derguari yt?
-Per çfare shkaku jemi krijuar?
-Kush eshte Ai qe na furnizon, na jep te hame dhe te pime dhe na sheron?
-Cilat jane llojet e teuhidit, njeshmerise?
-Ç’eshte shirku, kufri dhe hipokrizia?
Mund t’i besh edhe pyetje te tjera.

Adhurimi

10- Mesoja femijes tend pese shtyllat e islamit.

11- Kalite ate me namaz. “Urdheroni femijet tuaj me namaz kur t’i mbushin shtate vjec, e rrihni ata kur t’i mbushin dhjete vjec (nese nuk e falin namazin).

12- Shoqeroje femijen tend per ne xhami dhe mesoje si te marre abdes.

13- Mesoja atij rregullat e xhamise, mesoje se si t’i zbatoje ato dhe te dije se ato jane te rendesishme.

14- Kalite femijen me agjerim, qe ta pervetesoje ate kur te rritet.

15- Nxite dhe stimuloje femijen tend qe te mesoje ate qe mundet prej sureve te Kur’anit, haditheve te Pejgamberit (alejhis-salatu ues-selam) dhe lutjeve.

16- Shperbleje femijen kur meson diçka te re.
Thote Ibrahim ibn Ed’hemi: “Me ka thene mua babai im: ‘O biri im! Kerkoje, mesoje hadithin, sepse çdo here qe degjon dhe meson ndonje hadith, ke si shperblim nje derhem.’ E kjo me beri mua qe ta mesoja hadithin.”

17- Mos e rendo femijen tend me mesimin e tepert permendesh te Kur’anit me qellim qe te mos i duket si denim dhe mos ta urreje mesimin e Tij.

18-Dije se ti je shembull per femijet e tu, dhe nese ti je i luhatshem dhe pertac ne kryerjen e adhurimeve, atehere dije se femijet e tu do te ndikohen prej teje dhe do te behen neglizhente dhe pertac ne kryerjen e tyre, ndoshta do te largohen fare prej tyre.

19- Kalite dhe ushtroje femijen tend qe te jape sadaka (lemoshe). Kur ti jep sadaka dhe ai te sheh, vetvetiu edhe ai do t’i jape ndonje te varfri apo nevojtari. Por ajo qe eshte me e mira, eshte qe ta nxisesh femijen tend qe te jape nga parate e veta.

Shkeputur nga libri “Mi’etun ue thelathune fikreh fi terbijjeti essigar”
Shkruar nga Dr. Ahmed ibn Uthman el-Mezid & Dr.Adil ibn Alij esh-Shiddij

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit