1.3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Disa këshilla se si ta bësh bashkëshortin tënd të lumtur

Më të lexuarat

Asnjë vend në botë për nga bukuria dhe rehatia nuk mund të krahasohet me shtëpinë e lumtur. Kudo që të shkojmë dhe takohemi, nuk mund të jemi të rehatshëm sikur në shtëpinë ku është përhapur lumturia.

Shtëpi e lumtur është ajo shtëpi ku nuk ka grindje dhe zënka, ajo ku nuk dëgjohet zëri i lartë dhe i ashpër, ku nuk ka kritika të ashpra, ku njerëzit e shtëpisë e gjejnë qetësinë e tyre, paqen dhe rehatinë.

Përgjegjësia për krijimin e këtij ambienti bie mbi prindërit. Në këtë artikull dua të ekspozoj se si bashkëshortja me mençurinë, urtësinë dhe sjelljen e saj të mirë mund ta bëjë të lumtur burrin dhe shtëpinë e saj.

1. Mos harro se ti je përgjegjëse për lumturinë e fëmijëve dhe burrit tënd! Dije se kënaqja e burrit tënd do të shpie në Xhenet. Pejgamberi i Allahut, salallahu alejhi ve selem, thotë: “Ajo grua që shpërngulet nga kjo botë, kurse burri i saj ka qenë i kënaqur me të, do të hyjë në Xhenet.” Ibn Maxhe Tirmidhiu

2. Mos e ngarko burrin tënd përtej mundësive të tij. Mos i mbledh dëshirat tua dhe mos i tubo kërkesat në nje vend! Kështu do ta ngarkosh burrin dhe do ta largosh pret vetes.

Nëse insiston në kërkesat e tua të shumta, lehte mund të ndodhë që të gjitha ato të refuzohen, dhe në te njëjtën kohë edhe ti të refuzohesh pa kurrfarë pendimi dhe të menduarit. Kujtohu se çka i tha Omer b. Abdulazi-

`zi djalit të tij: “Kam frikë se do t’ua ekspozosh njerëzve të gjitha obligimet, e ata do t’i refuzojnë të gjitha përnjëherë.”
Aliu transmeton se Pejgamberi, salallahu alejhi ve se- lem, ka thënë: “Vërtet Allahu e do

gruan e këndshme dhe komunikative ndaj burrit të saj, ndërsa që largohet nga të tjerët.” Dejlemiu

3. Mos kërko prej tij që t’i përvetësojë të gjitha virtytet dhe gjërat pozitive të cilat dëshiron t’i ketë ai! Shumë rrallë ndodh që një njeri t’i ketë të gjitha cilësitë pozitive!

4. Kur burri martohet me gruan, në vete ka fotografinë e gruas së dashur të tij ashtu siç e ka parë herën e parë. Kjo fotografi në te mbetet tërë jetën,prandaj mos e prish këtë fotografi!
Ruaje bukurinë dhe freskinë tënde, elegancën, shëndetin dhe ëmbëlsinë e të folurit!

Mos fol me të me zë të ashpër! Mos i përsërit shprehjet e rrugës! Nëse nuk kujdesesh për këto veçori ideale të gruas, fotografia yte në sytë e burrit do të jetë e vruguar dhe do të jesh larg nga shfaqja për gruan e mrekullueshme të cilën çdo burrë dëshiron ta ketë.

Duke e përshkruar bashkëshorten e mirë, Pejgamberi i Allahut, salallahu alejhi ve selem, thotë: “Kur të shikosh në te, të bën të lumtur.”Iben Maxhe

5. Kujdesu për fenë tënde! Vishu me hixhabin islam dhe mos lejo që ndokush të shohë ndonjë pjesë të trupit tënd, madje edhe për një moment! Burri yt është xheloz për ty dhe dëshiron që të të shohin vetëm ata që është e lejuar me fe.

Një njeri u martua me një vajzë, hixhabi dhe devotshmëria e së cilës e kishte mahnitur kur ajo shoqes së saj në bisedë ia kishte kthyer: “Do të ndodhë vetëm ajo që ka caktuar Allahu.” I ka thënë se do ta kujtojë çdoherë në atë fotografi fisnike – besimtare në Allahun, e kënaqur me caktimin e Tij, e lidhur për principet e larta dhe idetë e pastra.

Burri yt në ty le të sheh këtë grua. Mos e prish këtë fotografi në shpirtin dhe zemrën e tij! Zbukurohu për të para se të kthehet në mbrëmje në shtëpi! Le të të gjejë në gjendjen më të mirë. Vishu me tesha të pastra dhe të rastit!

Parfymosu me erën të cilën ai e do! Vendoji stolitë të cilat ai t’i ka dhuruar! Ai dëshiron t’i shohë në ty ata që t’i ka dhuruar. Sillu sikur kur të shkosh në vizitë të ndonjë shoqeje ose farefisi!

6. Mos e le pas dore burrin tënd për shkak të punëve të shtëpisë! Mos u angazho me përgatitjen e ushqimit, pastrim dhe punë tjera kur ai të vjen në shtëpi i lodhur dhe i rraskapitur! Të sheh vetëm në kuzhinë, në teshat e punës dhe përgatitjes së ushqimit. Kryeji këto punë derisa ai nuk është prezent!

7. Rregulloje shtëpinë tënde si duhet! Ndryshoja vendin mobilieve kohë pas kohe! Përdore dhuntinë tënde artistike derisa e zgjedh vendin e kornizës, zbukurimeve etj.

8. Le të mos zejë paniku për shkak të ndjenjave të ndezura flakë, dashurisë që vlon dhe ëndrrave në zhgjëndërr që i ke ndjerë para martesës! Ato qetësohen në martesë dhe shndërrohen në dashuri të qetë dhe stabile.

9. Burri e ka fjalën kryesore në lidhjen bashkëshortore, kurse ti je përgjegjëse për suksesin, përshtatjen dhe pajtimin në lidhjen bashkëshortore.

Pa marrë parasysh se sa je e suksesshme në shkencë, kulturë, pozitë dhe pushtet – kërko strehim te burri yt dhe mos e kundërshto në mendime! Ji aktive në çështjet e tij dhe mos u bën e ndërlikuar! Ndërrimi i frytshëm i mendimeve është më i mirë se polarizimi destruktiv i tyre.

10. Bëja me dije burrit se je pjesëmarrëse në ndjenjat e tij, gëzimet dhe brengat! Le të ndjehet sikur është duke jetuar në rrethim të qetë që të mund t’i përkushtohet punës dhe krijimtarisë. Kështu jeta e tij do të jetë frytdhënëse.

11. Provo që të folurit tënd të jetë i këndshëm, buzëqeshja e shëndrritshme, mahia – freskuese dhe e peshuar. Mos u bëj e mërzitshme dhe e dekurajuar! Mos u merr me biseda të kota dhe të shëmtuara! Nuk duhet të jesh e lodhur dhe e rraskapitur!

12. Tregoja burrit tënd shkathtësitë e tua, veçantitë dhe përparësitë që i ke para grave tjera! Ai do të krenohet me veçoritë tua nëse je precize në atë që e punon.

13. Mos e humb kohën në biseda telefonike me shoqet tua, as në leximin e revistave të ndryshme që shkruajnë për aktorë dhe aktore, këngëtarë dhe këngëtare!

Mos e kalo kohën duke lexuar romane dashurie dhe fantazia! Këso lloj revistash në kohën e sotit ka shumë, por ka edhe shumë gra që shumicën e kohës së tyre e harxhojnë duke lexuar revista imorale dhe të padobishme.

14. Zgjidhi ato revista që do të ketë dobi mendja dhe shpirti yt, që do ta avancojnë arsimimin tënd dhe do të ndihmojnë të zgjedhësh disa probleme rreth shtëpisë dhe fëmijëve!

15. Në televizion shikoi vetëm ato emisione prej të cilave do të kesh dobi nga të cilat do të përfitosh njohuri dhe përvoja të reja! Mos e humb kohën me seriale të pavlefshme dhe filma të fëlliqur!

16. Nxite burrin tënd të merret me aktivitete sportive dhe fizike jashtë shtëpisë! Ec me të kur të kesh mundësi dhe kënaquni në ajër të pastër gjatë uikendeve dhe sa herë që ju jepet rasti për këtë!

17. Zgjidhe momentin e përshtatshëm për shfaqjen dhe zgjidhjen e problemeve familjare! Sepse është rëndë të zgjidhen problemet para se të niset burri në mëngjes për në punë. Atëherë nuk ka kohë. Mos fol për problemet kur të kthehet nga puna i lodhur dhe i rraskapitur!

Koha më e mirë për analizimin dhe zgjidhjen e problemeve është mbrëmja. Mos fol për problemet në prezencë të fëmijëve që të mos mendojnë se ata janë barrë e rëndë për ty dhe burrin tënd ose se janë ata shkak i mosmarrëveshjeve tuaja.

18. Mos e prit burrin në derë me ankesa dhe vërejtje për gjëra të parëndësishme siç është të qajturit e fëmijes. Mos kërko prej tij të luan rolin e policit mes fëmijëve – polici i cili duhet ta kapë të akuzuarin, ta gjykon dhe dënon.

19. Mos e kritiko sjelljen e burrit para fëmijëve. Assesi mos përdor shprehje të papërshtatshme të cilat pastaj fëmijët më vonë do ti përsërisin, p.sh., “erdhi fatkeqësia”, “erdh problemi” …

20. Posaçërisht ke kujdes nga teprimi në xhelozi dhe kritikë. Largohu prej veprimeve që do të ngjallin xhelozi te ai dhe turbullon mendjen. Abdullah b. Xhafer b. Ebu Talibi bijën e tij e ka këshilluar: “Ke kujdes nga xhelozia sepse ajo është dera e divorcit. Ke kujdes nga kritika e tepruar sepse ajo ngjall urrejtje.”

21. Mos u bën xheloze në dashurinë që ka burri ndaj nënës dhe babait të tij. Si mund të pranojmë që bashkë- shortja muslimane të fillon jetën e saj me xhelozi ndaj dashurinë që e ka burri ndaj familjes së tij? Kjo është dashuri natyrore që nuk ka të bëjë me dashurinë ndaj gruas.

Si mund të pranojmë që gruaja muslimane prej burrit të saj të kërkon të fillon jetën duke mos i’u nënshtruar Allahut dhe Pejgamberit të Tij? Të mos e respekton dhe përfillë familjen e tij, të ndërprenë lidhjet farefisnore për të kënaqur gruan!?

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve selem, na tregon se në këtë mënyrë do të ndërrohet gjendja dhe sjellja e muslimanëve në të ardhmen dhe se “burri do ti nënshtrohet gruas e nuk do ti nënshtrohet nënës; do ti qëndrojë besnik shokut, kurse i vrazhdë me babain e tij!”

22. Mos i përcjell problemet që i ke në shtëpi te familja yte. Kështu ata do ti kthesh kundër burrit tënd. Zgjidhi problemet tua në bashkëpunim me burrin tënd.

23. Mos e ngrit veten mbi burrin tënd nëse ke pasuri më tepër se ai, nëse je ne pozitë shoqërore më të lartë se ai dhe nëse ke më tepër dituri dhe je e arsimuar. Nuk lejohet të zvogëlohet rëndësia e burrit, të ulet vlera e tij dhe ngritësh mbi te.

Pejgamberi i Allahut, sal-lall-llahu alejhi ve selem, ka thënë: “Allahu i Lartësuar nuk do ta shikon gruan e cila nuk ka qenë falënderuese ndaj burrit të saj edhepse pa te nuk mundet.”Nesai Hakimi

24. Mos i refuzo obligimet që i ke ndaj familjes. Pejgamberi i Allahut, sal-lall-llahu alejhi ve selem, thotë: “Kur gruaja fle e shmangur (refuzon) nga shtrati i burrit të saj, melekët atë e mallkojnë tërë natën deri në agim”. Në një transmetim tjetër thuhet: “derisa ajo nuk kthehet në shtratin e tij.” Mutefekun alejhi

Mos agjëro nafile pos me lejen e tij. Pejgamberi i Alla- hut, sal-lall-llahu alejhi ve selem, thotë: “Gruaja të mos agjërojë (agjërim nafile), pos me leje nga burri i saj, e as ta lejon ndokënd të hyjë në shtëpinë e tij pa lejen e tij.” Buhariu.

25. Mos harro se çfarë ka bërë burri yt për ty. Pejgamberi i Allahut, sal-lall-llahu alejhi ve selem, ka përmendur se një prej shkaqeve që do të hyjë gruaja në Xhehenem është mosfalenderimi i gruas ndaj burrit.

Ai këtë e quan kufër. Djali i Abasit, radijall-llahu anhu, transmeton se i Dërguari i Allahut, sal-lall-llahu alejhi ve selem, ka thënë:”Unë e pashë Xhehenemin dhe pashë se banorët e tij më së shumti ishin gra, për arsye se ato nuk falënderojnë”.

Dikush i tha: “A është kjo nga shkaku se ato nuk besojnë Allahun, subhanehu ve teala?” Ai tha: “Shkaku është se ato nuk i falënderohen burrave të tyre dhe nuk i respek- tojnë ata.

Po të sillesh me ato mirë çdoherë dhe nëse një- herë ajo sheh në ty diçka që nuk e pëlqen, ajo do të thotë: Unë asnjëherë nuk kam parë ndonjë të mirë prej teje”Buhariu

26. Kujdesu për pasurinë e burrit tënd. Harxho prej saj vetëm ate që ai ta lejon dhe me të cilën ai pajtohet. Pejgamberi i Allahut, sal-lall-llahu alejhi ve selem, thotë: “Nuk duhet të harxhon gruaja nga pasuria e burrit të saj pos me lejen e tij.” E pyetën: “O i Dërguar i Allahut, mad- je as për ushqim?” “Kjo është pjesa më e mirë e pasurisë tonë”, u përgjigj.Tirmidhi

27. Nëse je prej atyre nënave që punojnë, mos mendo se burri dhe fëmijët kanë nevojë vetëm për para. Nëna nuk mund ta kompenson me para ate që e ka lëshuar në planin human.

Qumështi artificial asnjëherë nuk mund ta zëvendëson qumështin natyral, qumështin e nënës! Ngrohtësia e shërbëtores nuk mund ta zëvendëson ngrohtësinë e nënës! Ushqimi i shërbëtores mosbesimtare nuk mund ta zëvendëson ushqimin e gruas së pastër! Edukimi i edukatores së paarsimuar nuk mund ta kompenson edukimin e nënës së vetëdijshme.

28. Mos fërgëllo nga puna e burrit tënd. Është gjë e shëmtuar kur disa gra kukasin dhe ankohen nga puna e burrave të tyre. Dhe ky ankim manifestohet me bërjen e problemeve, duke u ankuar vazhdimisht, duke e akuzuar burrin për lënie të saj pasdore… apo duke shkuar në shtë- pinë e nënës së saj në mënyrë demonstrative…

29. Ki ndërmend se burri është mësuar të shikon se si nëna e tij është zgjuar e para. Pastaj ajo i ka zgjuar të tjerët, u ka përgatitur mëngjesin dhe i ka ndihmuar të vegjlit të vishen.

Atij nuk do ti vjen mirë të sheh se si gruaja e tij flenë derisa dielli të ngritet lartë në kupën e qiellit!
Ki ndërmend se shtëpia përplot me dashuri dhe qetësi, me besim dhe respekt reciprok, ku ushqimi një co- pë bukë dhe një gotë me ujë është më e mirë se shtëpia përplot me mish dhe ushqime të mira ku sundon grindja dhe fatkeqësia.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit