1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Disa imam në Ramazan e zgjasin duanë, disa i bien shkurt, si është e drejta?

Më të lexuarat

Përgjigje: “E drejta është që as të mos teprohet dhe as të mos neglizhohet. Të zgjatesh aq sa t’i lodhësh njerëzit është e ndaluar. Kur Profeti (alejhi selam) mori vesh se Muadh ibn Xhebeli e zgjaste namazin në xhaminë e tij, ai u zemërua si asnjëherë tjetër dhe i tha Muadhit: “Provokator i njerëzve je ti o Muadh?!” (Buhariu dhe Muslimi)

Kështu pra, imami duhet të kufizohet në ato dua që na janë transmetuar nga Profeti apo edhe nëse shton pak, kurrsesi të mos i rëndojë njerëzit.

Padyshim që zgjatja është rënduese për njerëzit dhe i lodh ata, sidomos ata që janë të dobët. Ka njerëz që janë të preokupuar me punë, por edhe nuk duan të largohen para se imami të mbarojë, mirëpo edhe qëndrimi me imamin i rëndon ata, ashtu siç edhe do t’i këshilloja që ndonjëherë të mos e bënin duanë, që njerëzit të mos kujtojnë se kunuti (duaja) është detyrë në namazin e vitrit.”

“Pyetje – Përgjigje mbi Agjërimin” Shejkh Muhamed ibn Salih El-Uthejmin (Allahu e mëshiroftë!)

Shkrime te reja nga Xhamiambret

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit