3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Disa fakte shkencore të cilat nuk i keni ditur!

Më të lexuarat

Është vërtetuar se ndërrimi i fazave të hënës shkakton turbullira dhe çrregullime në organizmin e njeriut.

Sipas disa statistikave të cilat janë bërë në SHBA, kanë vërejtur se gjatë kësaj kohe pra kur është hëna e plotë ndodhin më shumë vrasje, vetëvrasje, vjedhje, përdhunime andaj vërehet një shtesë e dukshme e krimeve të cilat ndodhin në këto ditë.
Ky çrregullim nuk ndodh vetëm tek njeriu, por edhe tek kafshët. Gjatë kësaj periudhe kohore kafshët janë më agresive, numri i lakuriqëve, gjatë natës, është me i madh dhe ata janë më agresiv, ulurimat e qenve dhe ujqve shtohen më shumë.

“Kjo ndodh për shkak se gjaku i cili është i tepërt në organizëm, pra qelizat e vdekura të cilat nuk i nevojiten organizmit të njeriut fillojnë orientimin e tyre (orientim ky i cili shkakton turbullira në organizëm), duke udhëtuar drejtë pjesës torakale të organizmit. Ky udhëtim i tyre fillon kur është hëna e plotë, e cila ndodh çdo muaj, pra nga dita 13,14 dhe përfundon në ditën e 15.

Pasi këto qeliza të vdekura grumbullohen në pjesën torakale (pjesë kjo në të cilën Pejgamberi alejhi selam e ka bërë hixhamen) ato tani më janë të gatshme për t’u hedhur jashtë organizmit, andaj pas ditëve të bardha fillojnë ditët e hixhames. Për këtë, Pejgamberi alejhi selam, ka thënë “kush e bënë hixhamen ditën e 17, 19 dhe 21 do të shërohet nga çdo sëmundje”

“Vallë, a nuk mjaftojnë këto fakte dhe argumente për zemërngurtët dhe pabesimtarët?!…”

“…A nuk e shohin ata, se tërë kjo ekzistencë kaq e përpiktë, me këtë harmoni kaq të plotë ndërmjet veti e ka Krijuesin e vet?…”

Përgatiti: Qëndresa Paqarizi

(islamgjakova)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit