4.4 C
Pristina
Monday, December 2, 2024

Disa dobi të ujit që nuk i keni ditur

Më të lexuarat

Uji gjithmonë është mirë të pihet, por nëse e pimë para ushqimit, gjumit dhe dushit, dhe menjëherë pasi të zgjohemi, do të përfitojmë dobi shtesë prej tij.

Shkencëtarët tashmë një kohë rekomandojnë të pimë sa më shumë ujë, dhe jo më pak se dy litra çdo ditë. Por studimet e fundit tregojnë se e rëndësishme për raste të caktuara nuk është vetëm sasia e përgjithshme ditore, por edhe koha kur e pimë ujin.
Sipas këtij studimi:
Një gotë ujë në mëngjes sapo zgjohemi ndihmon në aktivizimin e organeve të brendshme të organizmit tonë.
Një gotë ujë 30 minuta para ngrënies së një vakti të rëndë shoqëruar me mish apo ushqime të tjera që rëndojnë stomakun, ndihmon jashtë mase në tretjen e ushqimit.
Një gotë ujë përpara dushit ndihmon në uljen e presionit të gjakut, që ka tendencë të ngrihet sapo trupi bie në kontakt me ujin e ngrohtë të dushit.
Një gotë ujë përpara se të flemë ndihmon në shmangjen e çrregullimeve dhe atakëve kardiakë. /tch/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit