1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Diplomacia “off-line” e Kosovës

Më të lexuarat

Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) vazhdon të “promovojë” paqartësi në raport me procesin e njohjeve, përfshirë edhe paqartësitë rreth numrit të saktë të njohjeve. Tri shtetet e fundit që e kanë njohur Kosovën, si vend të pavarur dhe sovran, nuk figurojnë fare në listën zyrtare të kësaj ministrie, ku janë të listuara shtetet që e kanë pranuar pavarësinë e Kosovës.

Republika Dominikane, Pakistani dhe Guajana janë vendet që po vazhdojnë të “injorohen” nga MPJ-ja, pavarësisht se vetë drejtuesit e këtij dikasteri qeveritar i kanë konfirmuar njohjet, duke pohuar se këto tri shtete kanë marrë vendim që t’i thonë “po” shtetit të Kosovës.

Republika Dominikane dhe Pakistani njohjen e kanë bërë pothuajse para gjashtë muajve, saktësisht në dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa Qeveria e Guajanas e ka marrë vendimin në mars të këtij viti, kur edhe është konfirmuar njohja nga MPJ-ja, shkruan “Zëri”.

Ndërkohë, në këtë listë vazhdojnë të qëndrojnë emrat e shteteve, për të cilat është thënë se nuk e kanë njohur Kosovën, përkatësisht Nigeria dhe Uganda, dhe ajo Sao Tome dhe Principe, autoritetet e të cilit muaj më parë kanë deklaruar se nuk e kanë njohur Kosovën.

Ndryshe nga kjo, shtimi i njohjeve të reja kohën e fundit më shumë është bërë “fushatë elektorale” sesa diplomaci e mirëfilltë. Vetëm kohën e fundit ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, ka paralajmëruar njohjen e Kosovës nga vende të ndryshme, por deri më tash asnjëra nga to nuk e ka bërë “hapin konkret”. Në vazhdën e këtyre premtimeve, ai së fundi ka paralajmëruar njohjen nga Jemeni./koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit