1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Dinkic: Të pranohet marrëveshja për Kosovën

Më të lexuarat

Ministri i financave i Serbisë, Mladjan Dinkic, njëherësh lider i Rajoneve të Bashkuara, ka deklaruar sot se duhet të pranohet zgjidhja e ofruar për Kosovën, pasi Serbia “nuk ka gjasa” si shtet i izoluar.

“Do të kemi qëndrim unik dhe mendoj se çdo gjë shkon në këtë drejtim”, tha Dinkic dhe shtoi se “duhet të mbyllet një pjesë e historisë dhe t’i kthehemi ardhmërisë, duke mos i harruar serbët që jetojnë në Kosovë”.

“Historia na ka mësuar se zgjidhjet janë gjithnjë e më të këqija, sa më shumë që të pritet. Nuk ka zgjidhje të mira, por ato do të jenë më të këqija nëse do të presim”, ka thënë ai, transmeton REL.

Më tutje, ai i deklaroi RTS-së se “duhet të shkohet kah BE-ja dhe të pranohet zgjidhja, me të cilin do të filloj raporti i përhershëm dhe stabil me Prishtinën, por nuk duhet të harrohen serbët në Kosovë”.

Dinkic ka theksuar se nuk ka dilema se Serbia “nuk ka gjasa si vend i izoluar”.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit