-3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Dinastitë amerikane që kontrollojnë ShBA’të dhe botën

Më të lexuarat

Nëpërmjet parave, talentit apo thjesht publicitetit të mirë, disa familje dominojnë në jetën amerikane.

Ata janë dinastitë e vjetra legjendare, dinastitë industriale të shekullit 20, dinastitë e sportit dhe zbavitjes, dhe dinastitë politike që kanë një sasi surprizuese pushteti për një vend demokratik. Ne morëm në shqyrtim dinastitë më mbresëlënëse amerikane dhe i renditëm ato, duke pasur parasysh trashëgiminë historike, ndikimin aktual dhe pasurinë.

23. Familja Trump-Kushner – Manjatët e pasurive të patundshme

Një nga manjatët më të fuqishëm të pasurive të patundshme sot, Donald Trump, e filloi karrierën e tij si një investitor i pronave të patundshme në kompaninë e babait të tij. Ndërsa luftonte falimentimin në vitet 90’, Trump rithemeloi veten si një biznesmen i suksesshëm, dhe sot njihet për reality-shown e tij “The Apprentice”. Vajza e tij Ivanka ka treguar se është po aq e zgjuar dhe e shkathët në biznes. Ajo fitoi rezortin The Doral dhe kursin e golfit Blue Monster në Majemi për 150 mln dollarë, dhe sipas Forbes po planifikon të shpenzojë 200 mln dollarë për ta rinovuar atë. Ajo gjithashtu ka një biznes këpucësh dhe bizhuterish shumë të suksesshëm. Bashkëshorti i Ivankas, biznesmeni Jared Kushner, drejton firmën e zhvillimit të pasurive të patundshme të familjes së tij, Kushner Properties. Ai ka në zotërim gazetën The New York Observer, të cilën e bleu në vitin 2006 për 10 mln dollarë. Fëmijët e tyre kanë një perandori për të trashëguar. Donald Trump ka një pasuri me vlerë rreth 3.9 bilion dollarë, ndërsa Ivanka dhe Jared së bashku 350 mln dollarë. Donald Trump aktualisht është në garë si kandidat i republikanëve për Presidencën e SHBA-së.

21. Familja Barrymore – Legjendat e filmit dhe skenës

E ashtuquajtura “Familja e parë hollivudiane”, Barrymore hodhi industrinë e zbavitjes nga ekrani në skenë qysh përpara Luftës Revolucionare Amerikane. Familja filloi me Maurice Barrymore – emri i tij i skenës – që i dha jetë aktorëve si Lionel, Ethel dhe John Barrymore. John, i njohur si “Profili Madhështor”, për pamjen e tij aristokratike, ishte një nga aktorët më të mirënjohur të shekullit 20. Së bashku me gruan e tij të dytë, Dolores Costello, ata i dhanë jetë djalit John Drew Barrymore. John sapo prindërit u divorcuan, u rebeleua kundër dëshirave të mamasë së tij për ta mbajtur jashtë qendrës së vëmendjes dhe firmosi kontratën e parë si aktor në moshën 17 vjeçare. Vajza e John Drew, më e reja dhe më e mirënjohura e familjes Barrymore, ka filluar të aktrojë që në moshën 3 vjeçare. Ajo është e adoptuara e regjisorit Steven Spielberg. Drew Barrymore ka një pasuri prej 125 mln dollarësh.

20. Familja Ford – Manjatët e automobilave

Henry Ford themeloi Kompaninë Ford në vitin 1903, dhe Ford ishte familja e parë amerikane e automobilave. Djali i tij i vetëm, Edsel, mori kontrollin e kompanisë në vitin 1919 në moshën 26 vjeçare dhe ka marrë të gjitha kreditet e popullaritetit të markës. Djali i Edsel, Henry i dytë, mori në dorë Kompaninë Ford në vitin 1943 në moshën 25 vjeçare, dhe ai me të vërtetë arriti të rigjallëronte kompaninë pas Luftës së Dytë Botërore. Edhe vëllezërit e tij kishin poste të larta dhe të fuqishme. Edhe sot e kësaj dite, familja është e përfshirë në kompani: Djali i Henrit të dytë, Edsel i dytë, vazhdon të jetë pjesë e bordit të drejtuesve. Mbesa e tij Elena është zëvendës-presidente e kompanisë. Pasardhësit e Henry Ford vazhdojnë të kontrollojnë Kompaninë Ford edhe pse kanë një pronësi të pakët prej 2%. Familja Ford ka një vlerë aksionesh prej 1.2 bilion dollarësh.

19. Familja Marsalis – Manjatët e muzikës

Pianisti i xhazit, Ellis Marsalis, udhëhoqi një dinasti muzikore në Nju Orlins, në vendin ku lindi dhe u rrit. I shtyrë nga babai i tij, që ishte një biznesmen dhe muzikë-dashës, Ellis studioi për muzikë në kolegj dhe luajti për kuartetin e xhazit Corps Four. Ai performoi si profesionist në mbarë botën. Patriarku i klanit Marsalis, Ellis Jr, u bë pjesë e Hall of Fame (Muze në kujtim të njerëzve të dalluar) në Luiziana. Brandford, djali i madh i Ellis, saksofonisti i cili mori çmimin Grammy, themeloi grupin Marsalis Music në vitin 2002, dhe ka luajtur me Filarmonikën e Nju Jorkut dhe Simfoninë Australiane vitet e fundit. Wynton, ndoshta pjesëtari më i njohur i familjes Marsalis, u bë i pari artist xhazi që fitoi çmimin Pulitzer në Muzikë, për kompozimin e “Blood on the fields” në 1997-n. Ai është një kompozitor, performues, dhe muzikant i suksesshëm. Ellis ka katër djem të tjerë, të cilët gjithashtu kanë vazhduar në gjurmët e suksesshme të të atit.

18. Familja Mellon – Manjatët financiarë

Kjo familje emigrante irlandeze nga Pitsburgu i Pensilbanisë, njihet për Bankën e Nju Jorkut ‘Mellon’, Chevron, Kompaninë Amerikane të Aluminit, Kompaninë e Ndërtimit të Anijeve në Nju Jork, si dhe një numri të madh kompanish të tjera. Pasuria e familjes filloi kur Gjykatësi Thomas Mellon themeloi në Nju Jork bankën Mellon në vitin 1869. Djemtë e tij Andreë dhe Richard më vonë morën kontrollon e kompanisë dhe e shumëfishuan pasurinë e familjes. Andrew krijoi kompaninë më të madhe të çelikut në botë, ndërsa Richard investoi në qymyr dhe alumin. Me pasurinë e tyre në kulm, Andrew u caktua Sekretar i Thesarit, ndërsa Richard u bë president i bankës. Të dy vëllezërit ishin gjithashtu filantropistë shumë bujarë, ata themeluan Institutin Mellon për Kërkime Industriale. Brezat e ardhshëm vazhduan të menaxhonin pasurinë e familjes dhe të dhuronin bamirësi.

17. Familja Manning – Familja e parë e futbollit

Familja Manning rrjedh nga breza krenarë futbollistësh amerikanë. Archie Manning e filloi trashëgiminë familjare të futbollit në Universitetin Misisipi në fund të viteve 60’. Ai luante si qendërmbrojtës për skuadrat e New Orleans Saints, Houston Oilers dhe Minnesota Vikings përpara se të tërhiqej në vitin 1985. Papa Manning tha se kurrë nuk i kishte shtyrë tre djemtë e tij që të bëheshin futbollistë profesionistë por ata e dashuronin këtë lojë. Peyton dhe Eli, të dy e kanë fituar Kampionatin dhe kanë marrë çmime nderi si lojtarët më të mirë të vitit në fund të sezonit. Peyton e filloi karrierën e tij qendërmbrojtës për skuadrën Indianopolis Colts dhe më vonë kaloi tek Denver Broncos në 2012-n. Ai e udhëhoqi skuadrën e Denverit drejt fitimit të kupës. Në vitin 2013, Peyton është pjesë e listës së atletëve më të paguar me 30 mln dollarë. Vëllai i tij më i vogël Eli, renditet më poshtë me 26,6 mln dollarë. Ndërsa vëllai më i madh i familjes, Cooper, për të cilin është folur më pak, kurrë nuk arriti të luante si futbollist profesionist për shkak të një çrregullimi të shtyllës kurrizore, por ai pati një karrierë të suksesshme në fushën e investimeve.

16. Familja Hearst – Manjatët e medias

Familja Hearst ishte një familje e pasur shumë kohë përpara se të ishte pjesë e medias. Publikimet e William Randolph të njohura si “gazetaria e verdhë” paraqisnin historitë më të bukura, ndonjëherë thashetheme por gjithnjë zbavitëse. Ai e filloi perandorinë e tij me një gazetë të vogël në San Francisco përpara se ta përhapte në Nju Jork dhe më pas në qytetet e mëdha ndërkombëtare. Sot Kompania Hearst është një kompani partnere e disa nga revistave më të mëdha në botë. Në vitin 1903 William Randolph Hearst u martua me Millicent Wilson dhe kishin së bashku 5 djem. Të pestë ata punuan në media. William Jr u bë reporter i gazetës Haearst dhe u vlerësua me çmimin Pulitzer për punën e tij, dhe mori kontrollin e kompaninë kur babai i vdiq. Sot, familja Hearts është akoma e përfshirë në menaxhimin e shumë revistave.

15. Familja Pritzker – Legjendat ligjore

Nicholas Pritzker ndërtoi një trashëgimi ligjore për familjen e tij. Ai erdhi nga Kievi pa asnjë qindarkë, mësoi anglishten në mënyrë autodidakte dhe punonte ditën që të paguante shkollën e ligjit natën. Ai filloi një praktikë për këtë profesion, ndërsa djemtë e tij Harry, Abram dhe Jack u drejtuan nga biznesi, duke investuar në pasuri të patundshme dhe kompani të vogla të cilat rritën pasurinë e familjes. Abram ndihmoi në themelimin e Shkollës së Mjekësisë në Universitetin e Çikagos. Tani familja Pritzker është më tepër e famshme për kontrollin e perandorisë së hoteleve Hyatt falë djemve të Abram, Jay, Robert dhe Donald. Në vitin 1957 ata blenë Hotelin e vogël Hyatt në Los Anxheles dhe me kalimin e viteve investuan sasi të mëdha parash duke e bërë një nga hotelet më të mëdha në botë. Ata gjithashtu themeluan konglomeratin industrial Marmon Group, të cilën ia shitën në vitin 2008 Warren Buffett dhe Berkshire Hathaëay për 4.8 bilion dollarë. Edhe fëmijët e Jay Pritzker kanë një karrierë të suksesshme, djemtë e tij Daniel dhe John janë muzikantë xhazi, ndërsa vajza Jean, është producente filmash.

14. Familja Murdoch- Monarkët e medias

Murdoch është një familje manjate australiano-amerikane që drejton një konglomerat masiv mediatik. Familja filloi të fitojë pushtet në fillim të viteve 1900 në Melburn, Australi kur Keith Murdoch themeloi zinxhirin e parë kombëtar mediatik, të quajtur News Limited. Keith kishte 4 fëmijë, por djali i tij Keith Rupert mori përsipër biznesin familjar pasi i vdiq i ati. The Economist krediton atë për shpikjen e tabloidit modern. Ai arriti të fitonte miliarda dollarë në vitin 1969 në Mbretërinë e Bashkuar duke bërë që familja e tij të renditej si e 33-ta më e pasur në botë. Edhe pse i lindur në Australi, Rupert Murdoch lëvizi në Nju Jork në vitin 1974 ku dhe mori nënshtetësi amerikane. Familja u përball me disa hetime në 2011 për shkak të disa përgjimeve telefonike ku thuhej se redaktorët e kompanisë Murdoch përdornin mjete të tjera të paligjshme për marrjen e informacioneve. Shumë nga fëmijët e Rupert dhe të afërm të tjerë të familjes vazhdojnë të punojnë në media.

13. Familja Coppola – Manjatët e industrisë së zbavitjes

Disa njerëz besojnë se filmi klasik “The Godfather”, një film i drejtuar dhe shkruar nga Francis Ford Coppola, është i bazuar pjesërisht në historinë e vetë familjes së tyre. Prindërit e Francis Ford ishin muzikantë, por ai shkoi në Hollywood duke bërë filma si “Godfather”, “The Great Gatsby” dhe “Apocalypse Now” me të cilat fitoi tre çmime Oskar dhe dy çmime Golden Globe. Motra e tij, Talia Coppola Shire dhe vëllai August Floyd Coppola, gjithashtu merren me filma dhe i dhanë jetë brezave të rinj të kinemasë, si Nicolas Cage. Edhe familja e Francis Ford iu drejtua industrisë së kinemasë: gruaja e tij është dokumentariane, Roman është producent dhe skenarist dhe Sofia, që e bëri debutimin e saj si fëmijë në pjesën e parë të filmit “Godfather”. Anëtarët e familjes Coppola ë kanë një duzinë me nominime dhe fitore çmimesh në karrierën e tyre.

12. Familja Koch – Manjatët e biznesit

E kryesuar nga Charles Koch dhe vëllai i tij, David Koch industria Koch është kompania private e dytë më e madhe në Amerikë. Pjesëtarët e familjes Koch janë ndër njerëzit më të fuqishëm dhe më të pasur në botë, falë aftësive të tyre sipërmarrëse. Biznesi familjar filloi nga Fred Koch, që e lançoi karrierën e tij në Kompaninë e Teksasit, duke punuar gjatë derisa bashkëpunoi në themelimin e Kompanisë së prodhimit dhe rafinimit të vajit në mesin e shekullit 20. Djemtë e Fred, Charles dhe David, sot janë fytyrat e Industrisë Koch, por ata kanë gjithashtu dy vëllezër, Bill dhe Frederick që nuk janë të përfshirë në kompani. Pati një betejë të gjatë e të shëmtuar ligjore ku Bill dhe Frederick paditën vëllezërit e tyre, por çështja u anullua. Por zërat në shtyp për vëllezërit Koch nuk janë aspak pozitive. Disa i konsiderojnë këta vëllezër si shtypësit e demokracisë, ose anti-amerikanë. Gjithsesi Charles dhe David kanë lidhje të forta politike, të cilat qofshin për mirë apo për keq, përsëri janë të forta.

11. Familja Sulzberger-Ochs – Të dalluarit e gazetave

Gazeta New York Times është biznes i familjes Sulzberger. Arthur Hays Sulzberger, “Gjyshi i gazetës Times”, mori pjesë në Universitetin e Kolumbias në vitin 1918 dhe një vit më pas u martua me Iphigene Ochs, vajzën e botuesit Adolph Ochs. Arthur Hays pa zhvillimin e gazetës ku punonte, si në sasi ashtu dhe në reputacion, gjatë mesit të viteve 1900. Kur njerku i tij vdiq ai mori kontrollin si botues dhe president i gazetës, dhe arriti të dyfishonte tirazhin e saj si dhe numrit e stafit. Dy vjet pasi doli në pension, djali i tij u bë udhëheqës i gazetës. Duke vazhduar traditën familjare, Arthur Jr u bë botues i gazetës “New York Times”. Ai ka marrë të gjitha kreditet e zhvillimit të operimeve dixhitale të kësaj gazete. Në vitin 2009 djali i tij Arthur Gregg, hyri në biznes duke u bërë reporter. Që nga marsi i vitit 2012 ai është redaktor në gazetën New York Times.

10. Familja Ellison – Të dalluarit e teknologjisë dhe filmit

Ishte një person tepër i përulur, ndërsa sot Larry Elison është një nga njerëzit më të pasur dhe më të fuqishëm në teknologji. Ai lindi nga një nënë e pamartuar hebreje, familja e së cilës mori mbiemrin Ellison nga ishulli Ellis. Mamaja e Larry-t ia dha fëmijën e saj (Larry-n) disa të afërmve për adoptim në një moshë të re, dhe ai arriti ta takonte atë vetëm një herë. Djali që braktisi kolegjin, sot 69 vjeç, ndërtoi një perandori të madhe nga asgjëja duke arritur një pasuri prej 49.3 bilion dollarësh. Ai gjithashtu është një manjat i pasurive të patundura, që përfshin të gjithë ishullin e Hauait. Nisma e tij e fundit ka të bëjë me zhdukjen e sëmundjes së poliomielitit, dhe ka shpenzuar një sasi prej 100 mln dollarësh për këtë iniciativë. Ky investim mund të sjellë zhdukjen e poliomielitit në vitin 2018. Martesa e tretë e Larry-t rezultoi me lindjen e dy fëmijëve, David dhe Megan. Të dy fëmijët e Ellison iu drejtuan industrisë së filmit dhe secili nga ata zotëron një kompani të suksesshme prodhimi filmash. Filma që kanë dalë nga kompanitë e tyre janë American Hustle, Her, Star Trek etj.

9. Familja Lauren – Sunduesit e shitjes me pakicë

Anëtarët e familjes Lauren sot përfshijnë shitjen me pakicë, filantropinë dhe filmin dhe secila prej tyre mban domethënien e paharrueshme të emrit Lauren. Ralph Lauren lindi në një familje emigrante hebrenjsh në Nju Jork. Ai kishte një mani që të vishej dhe të dukej sa më mirë, dhe paguante për edukimin e tij. Ralph dizajnonte kollaret e gjëra – një kontrast i madh me kravatat e holla të asaj kohe – dhe kështu lindi etiketa Polo. Ralph Lifschitz e ndryshoi mbiemrin duke e vënë Lauren, dhe marka e tij u zhvillua duke u bërë një mënyrë jetese në stilin e veshjeve amerikane. Ralph u martua me Ricky Anne dhe kishin së bashku dy djem dhe një vajzë. Një nga djemtë e tij, David, është i vetmi që vazhdoi biznesit e babait të tij. Tani ai është zëvendës-president në Korporatën e Marketingut, Komunikimit dhe Reklamës tek Ralph Lauren. David u martua me mbesën e Presidentit Xhorxh W. Bush, Lauren Bush që është themeluese e organizatës bamirëse FEED. Ndërsa djali tjetër Andrew është aktor dhe producent filmash. Ralph, sot 74 vjeç, ka një pasuri prej 6.9 bilionësh dollarë.

8. Familja Lauder – Shefat e Kozmetikës

Estee Lauder ndërtoi perandorinë e kozmetikës nga hiçi që bëri për vete miliona ndjekës besnikë në mbarë botën. Sot, kompania dhe pasardhësit e saj, vlejnë miliarda. Estee Lauder lindi nga prindër emigrantë në Nju Jork. Ajo filloi të bënte kozmetikën e saj personale dhe t’i shiste ato nëpër sallonet e bukurisë së zonës. Me ndihmën financiare të babait të saj, Estee hapi dyqanin e saj në Manhatan në mesin e viteve 1940. Bashkëshorti i saj e ndihmoi që të drejtonte biznesin, madje dhe djemtë u përfshinë, Leonard dhe Ronald. Sot, kompania akoma drejtohet nga fëmijët dhe nipërit e familjes Lauder. Leonard është Presidenti i Kompanisë Estee Lauder Cosmetics. Ronaldi është Presidenti i Klinikës, ndërsa vajzat e tij, kanë poste të fuqishme në kompani. Leonard ka një pasuri prej 8,1 bilionësh dollarë ndërsa vëllai i tij Ronald 3,8 bilion. Familja gjithashtu është tepër filantropike. Ajo ka fondacionin Lauder Foundation që është një organizatë bamirëse.

7. Familja Tisch- Perandorët e arteve

Familja Tisch është e lidhur ngushtë me Korporatën Loews dhe filantropinë e arteve, por Laurence Allen Tisch dhe vëllai i tij i vogël Preston Robert themeloi perandorinë e hoteleve. Investimi i tyre i parë nisi kur Larry bindi prindërit e tij ta ndihmonin për të investuar në një hotel rezort në Nju Xhërsi. Bob shumë shpejt iu bashkua biznesit dhe vëllezërit Tisch morën Korporatën Loews nga Studiot MGM. Sot, kjo korporatë merret me sigurime, naftën dhe transportin nëpërmjet tubacioneve, përveç hoteleve. Larry është investitor kryesore në CBS, ku fitoi një post në bordin drejtues, ndërsa Bob bleu një pjesë të aksioneve të skuadrës New York Giants në vitin 1991. Familja është tepër filantropike. Ajo jep shumë bamirësi si në Parkun Zoologjik Qendror, shkolla arti, dhe në fusha sporti në qytetin e Nju Jorkut. Kunatat Joan dhe Wilma Tisch tani kontrollojnë pasurinë e familjes të ndërtuar nga bashkëshortët e tyre Bob dhe Larry. Wilma ka një pasuri prej 1,5 bilion dollarësh, ndërsa Joan ka 2,9 bilion. Djali i Larry-t, Andrew është së fundmi Kryetari i Komitetit Ekzekutiv të bordit Loews. Edhe brezat e rinj të kësaj familje po tregojnë vlerën e tyre në biznesin familjar.

6. Familja Vanderbilt – Industria

Vanderbilt është një nga familjet e vjetra më të pasura. Familja ka prejardhje hollandeze, dhe u bë me rëndësi gjatë dekadave të fundit të shekullit 19. Comelius Vanderbilt, lindur në 1794, u rrit në varfëri, por arriti ta linte mënjanë atë. Që në moshë të re punoi në biznesit e anijeve të babait të tij, dhe arriti të ndërtonte një perandori të prodhimit të anijeve. Ai dhe pasardhësit e tij e zgjeruan biznesin e tyre në industri të tjera përfshi dhe biznesin hekurudhor. Billy, djali i Comelius trashëgoi 95% të pasurisë së babait të tij, dhe vazhdoi të investonte në hekurudhat. Ai ka marrë kreditet e ndërtimit të Terminalit Qendror në Nju Jork. Por pas Billy-t, pjesa më e madhe e familjes Vanderbilts shpenzoi shumë para në pasuri të patundshme. Gloria Vanderbilt, pasardhëse e Comelius-it nga ana e babait, ishte një dizenjatore e blu xhinseve. Djali i saj, Anderson Cooper, punon si spiker tek CNN.

5. Familja Walton – Sulltanët e qendrave tregtare

Familja më e pasur në vend e ndërtoi pasurinë e saj në një fondacion të patundur: “Çmimet më të ulëta kudo, në çdo kohë”. Sam Walton dhe vëllai i tij Bud hapën dyqanin e parë në vitin 1945 në Arkansas. Familja Walton solli një qendër tregtare me rëndësi. Pas suksesit të modelit të biznesit për Walmart, vëllezërit Walton themeluan Klubin Sam në vitin 1983. Jim Walton, djali i vogël i Sam-it, ka një pasuri prej 36,8 bilionësh dollarë duke e future në listën e revistës Forbes në 10-shen më të pasur në botë. Motra më e madhe e Jim-it, Alice, ndodhet në listë një shkallë më poshtë se ai me një pasuri prej 36,4 bilionë. Ajo e investon paranë e saj në Muzeun Artistik Amerikna “Crystal Bridges” në Arkansas, në të cilën është edhe drejtore. Alice është gjithashtu filantropiste që ka krijuar një komitet veprimi politik në mbështetje të drejtimit të Hillary Clinton. 4 anëtarë të familjes Walton – Christy, Alice, Jim dhe Robson – së bashku arrijnë në një pasuri prej 136 bilionë dollarësh. Bëjnë pjesë në 10 familjet më të pasura amerikane.

4. Familja Rockefeller- Miliarderët bankarë

Rokfellerët janë një familje amerikane me një rëndësi të madhe në industrinë bankare dhe vitet e fundit, ata kanë pasur hyrje edhe në fushën e politikës. Ndërsa shumë prej familjeve të pasura kanë humbur pushtetin e tyre përgjatë viteve, familja Rockfeller e ka bërë perandorinë e saj edhe më të madhe. Kjo familje erdhi në Shtete të Bashkuara, nga Gjermania dikur rreth viteve 1720. Pasuria e John D. Rockefeller filloi kur themeloi një biznes prodhues që ushqente trupat e Unionit gjatë Luftës Civile. Pas Luftës, ai filloi të investonte në vaj dhe themeloi kompaninë Standard Oil në vitin 1870 me një kapital prej 1 mln dollarësh, duke e bërë kompaninë më të madhe të asaj kohe në vend. John D. gjithashtu investoi në projekte madhështore të pasurive të patundshme në qytetin e Nju Jorkut, ku dhe jetonte me familjen. Djali i John-it investoi edhe ai në pronësi të patundshme dhe në fund u bë aksioneri kryesor në Chase Bank. Djali tjetër i John-it, Nelson vendosi t’i hynte politikës, duke shërbyer 4 mandate si Guvernator i Nju Jorkut. Vëllai i tij John i tretë dhuroi 175 mln dollarë në ndërtimin e Lincoln Center. Sot djali i John-it të Tretë, Jay aktualisht shërben si senator i Shteteve të Bashkuara në Virxhinian Perëndimore dhe ka punuar këtu që nga viti 1984.

3. Familja Kennedy- Të fuqishmit e politikës

Familja Kennedy që vjen nga një familje emigrantësh irlandezë është shembull thelbësor i “ëndrrës amerikane”. Kennedy-t e parë emigruan nga Irlanda në Boston në vitin 1848, dhe pas një brezi, një nga anëtarët e familjes hyri në politikë, kur Patrick Joseph shërbeu si Përfaqësues i Shtetit dhe më pas Guvernator i Masaçusets. Djali i Patrick Joseph, u bë ambasador i Shteteve të Bashkuara në Mbretërinë e Bashkuar dhe kishte 9 fëmijë. Tre nga djemtë e tij, John, Robert dhe Ted u bënë figura politike të qeverisë amerikane. John Kennedy u bë president i SHBA-së në vitin 1961 dhe shërbeu deri në vitin 1963 pasi u vra. Edhe vëllai i tij, Robert, u vra pak kohë pasi fitoi zgjedhjet e para të Kalifornisë për zgjedhjet presidenciale. Që nga viti 1962 deri në 2009-n, Ted ishte Senator i Masaçusets, duke qenë kështu i treti për periudhën më të gjatë kohore të shërbimit si senator. Ai vdiq në 2009 pas luftës me kancerin e trurit. Por shumë pjesëtarë të tjerë të familjes Kennedy kanë qenë të aktivizuar. Vajza e John Kennedy-t është ambasadore e SHBA-së në Japoni. Më së shumti familja Kennedy është e njohur për fatkeqësitë që i kanë ndodhur. Ka disa variante për tragjeditë e familjes Kennedy. Familja Kennedy, është e njohur dhe për fatkeqësitë që e kanë pllakosur atë duke e reduktuar atë në një grusht pasardhësish të mbijetuar, që tashmë mund të numërohen me gishtat e njërës dorë, duke u cilësuar madje edhe si “e mallkuar”. Një familje e shquar politike irandezo-amerikane, ajo kishte marrë parashikime se do të kthehej në një prej dinastive më të fuqishme të vendit. Në fillim të viteve 1960, analistët e cilësuan presidencën e John Kennedy-t si të parin e një dinastie në Shtëpinë e Bardhë. Por pas vrasjes së Presidentit dhe pas vrasjes së vëllait të tij, Robert Kennedy, pesë vite më vonë, në vitin 1968, kjo ide do të venitej nga mendja e publikut. Historia e gjatë e tragjedisë në familjen Kennedy nuk shënon vetëm këto dy vdekje të parakohshme. Vëllai i tyre i madh, Xhozef, ishte vrarë gjatë Luftës së Dytë Botërore, ndërkohë që motra e tyre, Kethlin, kishte humbur jetën në një aksident ajror. Në vitet ’80 dhe ’90 dy prej fëmijëve të Robert Kennedy-t dhe djali i vetëm i John Kennedy-tu ndanë nga jeta në moshë shumë të re në aksidente të ndryshme.

2. Familja Bush

Anëtarët e familjet Bush kanë shërbyer edhe në degën ekzekutive dhe legjislative të qeverisë. Familja nxorri dy presidentë dhe guvernatorë shteti nga rradhët e saj në SHBA. Pasuria e Familjes Bush vlerësohet të jetë 60 mln dollarë. Duke njohur lidhjet e forta në Teksas, Familja Bush pritet të jetë vetëm manjate e naftës dhe vajit, por nafta nuk është e vetmja industri nga e cila kjo familje ka përfitim. Ajo është e shquar edhe në botën e investimit. Gjatë Luftës së Parë Botërore, ndërmarrjet e biznesit të Samuel Bush e ndihmuan atë të ndërtojë pasurinë e familjes. Djali i Samuel, Prescott, u bë i pasur me anë të financave, në Union Banking Corp por edhe falë vajit, si anëtar i Industrisë ku filloi edhe djali i tij Xhorxh W Bush. Xhorxh Bush u martua me Barbara Pierce, dhe kanë 6 fëmijë. Ai u zgjodh President në vitin 1988. Më pas djali i tij George W. e pasoi në vitin 2000. Tani ai i gëzohet pensionit të tij si një gjysh i përkushtuar. Ndërsa Jeb Bush, vëllai i George W. tentoi këtë vit të hynte në garë si kandidat i republikanëve për Presidencën e SHBA-së, por u mund nga emri i Bushë-ve.

1. Familja Clinton – Veteranët e Shtëpisë së Bardhë

Si familje e re, e madhe, politike, Familja Clinton vazhdoi t’i zgjerojë arritjet e saj në botën e politikës dhe filantropisë. Ish-Presidenti Bill Clinton dëshironte të bëhej muzikant përpara se të takonte John Kennedy-n dhe të frymëzohej e shtyhej nga ai drejt fushës së politikës. Duke e filluar si guvernator i Arkansasit në vitin 1976, Bill ndërtoi rrugën e tij drejt Shtëpisë së Bardhë në vitin 1992 për dy mandate të suksesshme. Gruaja e tij Hillary Clinton, ishte mësuese dhe avokate përpara se të merrte titullin Zonja e Parë. Ajo ka luajtur një rol të madh mbështetës dhe këshillues për Bill-in gjatë karrierës së tij politike, ndërsa ndërtonte të vetën. Një avokate e madhe e reformave të kujdesit shëndetësor dhe çështjeve të tjera me rëndësi, ajo u zgjodh Senatore e Nju Jorkut në vitin 2000, nën presidencën Obama shërbeu një mandat si Sekretare e Shtetit. Tani është në garë presidencën në vitin 2016. Vajza e Clinton-ëve, Chelsea po ndjek gjurmët e babait të saj, si një korrespondente e zonja në NBC. Ajo dhe bashkëshorti i saj po presin fëmijën e parë. Të shohim nëse edhe ai do lërë gjurmë në politikë./Businessinsider/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit