-0.4 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Dilema e verës: të bartim çorape apo jo

Më të lexuarat

Disa nga pyetjet që gati të gjithë ia bëjmë vetes me ardhjen e nxehtësisë është nëse çorapet mbrojnë këmbët tona gjatë kësaj stine ose vetëm ndihmojnë djersitjen, a të zgjedhim pambukun, najlonin ose ndoshta të provoni me lesh?
 
Shputat kanë shumë gjëndra të djersës, afërisht 250 mijë. Këmbët tona djersiten madje edhe pa kurrfarë tendosje. Edhe më shumë djersiten nëse rrimë në këmbë gjithë ditën, nëse është nxehtë ose e kanë ngushtë në atlete ose këpucët e bëra nga materialet artificiale. Çorapet e pambukut ruajnë djersën te lëkura dhe mund të shkaktojnë kundërmim të pakëndshëm dhe shfaqjen e lythave. Mjekët këshillojnë mbajtjen e çorapeve të leshta ose mëndafshi si dhe materialet e reja si DriMax, të cilat e mbajnë djersën larg nga lëkura, transmeton Koha.net.
 
Pa çorape, sasia e madhe e djersës absorbohet brenda këpucës dhe duhen 24 deri 48 orë që të thahen tërësisht. Kërpudhat që jetojnë në lëkurën tonë shumohen më lehtë në mjedisin e ngrohtë, të errët dhe lagësht, çka i kontribuon zhvillimit të infeksionit mikotik të këmbës apo shputës atletike. Këto kërpudha quhen tinea pedis, ndërsa mund të përhapen edhe më lartë.
 
Shputa atletike shkakton skuqjen, dëmtimin e lëkurës, kruarjen, në veçanti në mes gishtave. Mund të përhapet edhe në thonj dhe t’i bëjë të verdhë, ndërsa bakteret mund të çojnë edhe deri te infeksionet sekondare, të cilat këmbët i bëjnë të skuqura dhe të ënjtura.
 
Çorapet me grumbullimin e djersës reduktojnë rrezikun nga shputa atletike, por vetëm nëse ndërrohen të paktën një herë në ditë. Shtresat në këpucë kanë efekt të ngjashëm. Nëse dëshironi të ecni pa çorapë, duhet që vazhdimisht të ndërroni këpucët për t’u tharë tërësisht.
 
Pasi që ushtarët kanë filluar të sëmurën shpesh nga shputa atletike, ushtria amerikane ka kryer studime thelbësore se si të parandalojë këtë gjendje. Studimi ka zbuluar se ushtarët të cilët kanë veshur sandale të lëkurës kanë reduktuar rrezikun nga infeksionet për vetëm 3.5 për qind, për dallim nga ushtarët që kanë veshur këpucë të zakonshme ushtarake, ndërsa rreziku nga infeksionet ka përbërë 28 për qind.
 
Ushtria ka rekomanduar që këmbët të mbahen të thata dhe pastra, dhe dushet për këmbë të përdoren sa më pak sepse ndihmojnë infeksionin. Në situatat në të cilat nuk mund të vishen sandalet, kanë rekomanduar çorape që absorbojnë mirë djersën dhe deodorant për këmbë dhe krem kundër kërpudhave.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit