1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Dijaneti i Turqisë dhuron kopje të Kur’anit për vendet e varfëra

Më të lexuarat

Departamenti për Çështje Fetare në Turqi dhuron kopje të Kur’anit të Shenjtë për njerëzit në vendet e varfëra.
 
Sipas faqes të internetit të Presidencës së  Turqisë për Çështje Fetare (Diyanet), projekti për të dërguar kopje të Kur’anit në vende të ndryshme është zbatuar përmes kontributeve nga muslimanët dashamirës.
 
Ismail Balaku Ughlu, një zyrtar i departamentit, tha se projekti, i titulluar Dhurata ime është Kur’ani, përfshin shpërndarjen falas të kopjeve të  Kur’anit në shkolla, konvikte, spitale, burgje dhe nëpër klasa të Kur’anit.
 
Ai, gjithashtu, tha se ka plane për të shpërndarë kopje të Kur’anit që përfshijnë përkthime në anglisht, rusisht, në gjuhën spanjolle dhe frëngjisht.
 
Departamenti për Çështje Fetare në Turqi ka rreth 1.000 zyra në Turqi dhe 102 degë në vende të tjera.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit