0.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Dija dhe frika prej Allahut.

Më të lexuarat

Allahu i madhëruar në Kuran thotë: “Me të vërtetë e kanë frikë Allahun prej robëve të tij dijetarët” suretu Fatir: 28.

Fjala arabe e përdorur në këtë ajet për të treguar frikën prej Allahut është fjala “Khashje” dhe referuar gjuhës arabe kjo fjalë do të thotë: frikë që lind nga madhërimi Allahut dhe prandaj Allahu i madhëruar i ka cilësuar me të dijetarët sepse sa më shumë të shtohet dija e njeriut për zotin e tij të madh, të dijshëm, të plotfuqishëm me cilësitë e tij të larta dhe emrat e tij të bukur aq më shumë u shtohet atyre frika prej tij.

Ja disa fjalë të komentuesve të Kuranit në lidhje me këtë ajet:

Ibn Abasi -radiallahu anhu- në lidhje me këtë ajet thotë: Janë ata të cilët e dinë se Allahu ka fuqi për gjithçka.
Ibn Abasi në një thënie tjetër thotë: I dijshëm në lidhje me mëshiruesin është ai i cili nuk i bën atij shok, e bën hallall atë që e ka bërë Allahu hallall, e bën haram atë që Allahu e ka bërë haram, i ruan porositë e tij dhe beson se do ta takojë atë dhe për punën e tij do të llogaritet.
Said bin Xhubejri thotë: Frika prej Allahut është ajo frikë që bëhet pengesë mes teje dhe kundërshtimit të tij.
Ibn Mesudi -radiallahu anhu- thotë: Nuk është dija duke mësuar shumë hadithe por dija është duke pasur shumë frikë prej Allahut.
Imam Maliku thotë: Dija nuk është të transmetosh shumë hadithe por ajo është dritë që e fut Allahu në zemër. Dmth: frika prej Allahut e cila edhe pse nuk arrihet pa dije ama dija pa frikë nuk është dije.

Dr Abdullah Nabolli

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit